Pritjet për edicionin e ri të New York Auto Show, që fillon në fundjavë (Foto)
Luks i lartë dhe një dozë realiteti në Manhattan
Edicioni ri i New York Intenational Auto Show, mund të bie në hije të Geneva Motor Show, por në rast se iu ka ikur ndonjë detaj, atë mund ta gjeni në Nju Jork, transmeton Telegrafi.
Javis Center ka bërë të gjitha përgatitjet, për të pranuar kompanitë më të mëdha të automobilizmit, si dhe vizitorët e shumtë. Prej 30 marsit deri më tetë prill, entuziastët e makinave dhe njohësit e tyre, kanë mundësi të shohin modelet dhe konceptet më të reja.
Ky edicion, pritet të jetë shumë më i përmbushur se ai që u zhvillua gjatë janarit në Detroit.
Gjeneva, pjesa e dytë
Shumë vetura që i kemi parë në Gjenevë, kanë arritur edhe në Nju Jork, por me specifika të detajuara për tregun amerikan. Volvo V60 do të prezantohet, por jo edhe varianti hibrid me mundësi që të kyçet në rrymë, sikurse është lansuar në Evropë. Mercedes-Benz ka bërë të ditura risitë e C-Class në Gjenevë, por versioni më i ri nga AMG do të shpaloset pikërisht në këtë panair. Audi prezantoi një RS5, por pritet që këtu të tregoi si duket kupeja e re A5.
Në Gjenevë u prezantua koncepti i një Rimac, por në Nju Jork mund të befasohemi duke e parë në metal.
Bashkëpunimi me Waymo
Makinat elektrike, janë e ardhmja e automobilizmit dhe një prej kompanive më të mira amerikane në këtë aspekt është Waymo. Kjo e fundit, ka bashkuar forcat me Jaguar, për një projekt të ri që do ta pasojë E-Peace. Pikërisht këtë, pritet ta shohim në ditët e vazhdimit të aktiviteteve. Si të mendohej një panair amerikan, sikur mos të jetë futur një Waymo në mes.
Pa dyshim, makinat SUV
Nuk mund të konsiderohej panair i ri, sikur në të mos të jenë të shumëkërkuarat makina SUV. Cadillac pritet ta prezantoje, një SUV me përmasa më të vogla, të ngjashëm me XT4 që lansohet gjatë vitit që vjen. Lincoln do ta lansojë në SUV më të madh, me motorin hibrid nga Aviator, që ishte shumë i kërkuar. Në anën tjetër, Volkswagen do ta prezantoj versionin më sportiv të Atlasit, që nuk ishte edhe aq i domosdoshëm. Kjo kompani është duke hulumtuar tregun, për SUV të ri që kanë edhe hapësirën për bartjen e mallrave.
Ashtu siç është parë në Detroit Auto Show, duke se amerikanët nuk dinë të ngopen me këto makina.
Bota e vërtetë
Gjatë këtij viti, New York Auto Show do të prezantojë edhe vetura popullore, të cilët njerëzit janë shumë të interesuar t’i blejnë. Do të prezantohen versionet tërësisht të reja të Nissan Altima, Subaru Forester dhe Toyota RAV4 – secila prej tyre, shiten në qindra mijëra njësi për çdo vit. Nissan e lanson modelin Altima, që ka sistem të moderuar të autopilotit, teksa do të kushtojë prej 20 mijë deri në 30 mijë euro. Subaru Forester dhe Toyota RAV4 janë dy SUV rivalë, që e kanë të integruar sistemin e asistencës së shoferit dhe motorë që nuk shpenzojnë shumë. Ky është lajm i mirë për ndjekësit e Subaru dhe Toyota, që gjithmonë janë të interesuar për to.
Mbi të gjitha, panairet e automobilave ofrojnë mundësinë, për t’i parë disa nga konceptet e mahnitshme, që ndoshta nuk prodhohen kurrë. Në New York Auto Show, ofrohet mundësia e makinave që mund të blihen, merren me qira, shiten apo rezervohen për një kohë të caktuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij
Volkswagen do të duhet të mbijetojë disi deri në vitin 2026 pa modele të reja elektrike
Teknologji e re që po ndryshon trekëndëshat e sigurisë
Volkswagen do të duhet të mbijetojë disi deri në vitin 2026 pa modele të reja elektrike
A duhet ta kemi në veturë rrotën rezervë?
Vetura e shtrenjtë Pagani Zonda pret pronarin e ri
Teknologji e re që po ndryshon trekëndëshat e sigurisë
Po rikthehet vetura legjendare
Audi zbulon konceptin e ri elektrik për terrene të vështira
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite