“Ju premtoj se do punojmë më mirë në të ardhmen,” shkroi drejtori ekzekutiv i Facebook Zuckerberg në gazeta. Por falja me shkrim me sa duket nuk është e mjaftueshme.
Përmes reklamave në gazeta Mark Zuckerberg kërkoi publikisht falje për skandalin mbi përdorimin e paautorizuar të të dhënave të miliona përdoruesve të Facebook.
“Ju ndoshta keni dëgjuar se aplikacioni i një kuizi të një shkencëtari u ka dhënë në mënyrë të paligjshme të dhënat e Facebookut të miliona njerëzve në vitin 2014”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Zuckerberg që zë një faqe të plotë në gazetat Süddeutsche Zeitung dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung, shkruan DW.
“Kjo ishte prerje në besë dhe unë kërkoj falje që ne nuk kemi ndërmarrë asgjë në lidhje me këtë gjë më përpara.” Facebooku po merr hapat e nevojshëm që kjo të mos ndodhë përsëri. Zuckerbergu kishte kërkuar falje të dielën edhe në disa gazeta britanike për skandalin me të dhënat.
Politikanët britanikë u shprehën se për ta falja me shkrim nuk është e mjaftueshme. Ata duan ta marrin në pyetje personalisht Zuckerbergun, dhe u shprehën se kjo mund të bëhet edhe përmes një video-konference. Drejtori ekzekutiv i Facebookut tha se para tij pyetjeve të një komisioni parlamentar duhet t’i nënshtrohen ose drejtori i teknologjisë Mike Schroepfer ose drejtuesi i produktit Chris Cox.
Ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Elb (SPD) u takua më 26 mars me përfaqësuesit evropianë të Facebook në Berlin.
Rreth një javë më parë ishte bërë e ditur se kompania britanike e analizës së të dhënave Cambridge Analytica ka arritur të ketë qasje të paautorizuar në të dhënat e miliona profileve në Facebook. Me ndihmën e këtyre të dhënave mendohet se gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane votuesit janë ndikuar qëllimisht me reklama zgjedhore të paautorizuara në favor të Donald Trumpit.
Komisioni i BE i ka vendosur koncernit Facebook një afat kohor prej dy javësh për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth skandalit të të dhënave. Komisionerja e Drejtësisë Vera Jourova i shkroi një letër gjigantit të internetit ku kërkon të qartësojë rolin e sipërmarrjes Cambridge Analytica dhe t’i përgjigjet pyetjes nëse janë prekur edhe të dhënat personale të përdoruesve të Facebook-ut në Evropë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe