LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona për lëndim të rëndë trupor në Drenas

Arrestohen tre persona për lëndim të rëndë trupor në Drenas

Të martën rreth orës 13:30, në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas, policia ka hasur në persona të lënduar, të cilët dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë.

Kështu është thënë në njoftimin Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Viktimat e rastit sipas kësaj komunikate janë F.D mashkull 17 vjeçar, A.D 19 vjeç dhe D.G 16 vjeç, të cilët kanë marrë plagë nga therrja me thikë, e të cilët menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.


Në kuadër të veprimeve të saj policia ka arrit të identifikoj dhe arrestoj personat e dyshuar për kryerjen e këtij akti, që janë L.H 19 vjeç, Q.H 16 vjeç dhe F. XH 17 vjeç. /Telegrafi/