Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, ka kritikuar komunikimin dhe gjuhën që po përdoren në debatin e ngritur kohët e fundit lidhur me taksën e vendosur për Rrugën e Kombit.
Krasniqi ka thënë se ata që po përdorin këtë gjuhë ndaj Shqipërisë, asnjëherë nuk e përdorin edhe ndaj Serbisë.
“Heshtjen e rreme e theu, për çudi, një taksë rrugore e përqendruar në një emër! Nuk jam duke potencuar, as i hedhur benzinë zjarrit pse ka reagime, meqenëse nuk mund të ofroj arsyeshmëri qoftë për apo qoftë kundër. Nuk dua të flas as pse ka reagime të kundërta, por, pse gjuha e komunikimit është po ajo e rrjeteve (jo)sociale. A nuk paska gjuha shqipe fjalë për t’i shfaqur kundërshtitë me edukatë e kulturë?! Ç’është kjo egërsi në komunikimin tonë?!”, ka shkruar Krasniqi, në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ai thotë se gjuha shqipe jep mundësi për një komunikim më të kulturuar në debatet në mes të shqiptarëve.
Reagimi i plotë i Krasniqit
ALARMI JOKULTUROR NDËRSHQIPTAR
Gjuha shqipe jep mundësi për një komunikim më të kulturuar ndërshqiptar
Para do kohësh isha i shqetësuar për komunikimin jokulturor në rrjetet (jo)sociale në gjuhën shqipe. Pas rrjeteve (jo)sociale, komunikimi jokulturor i pat përfshirë debatet në Kuvendin e Shqipërisë e të Kosovës, me akuza e kundërakuza prej më të tmerrshmeve. Por, kjo gjuhë e komunikimit nuk i kapërcente kufijtë e shteteve dhe mund të thuhet se ishte një paqe e rreme në mes shqiptarëve të të dy shteteve të një kombi.
Heshtjen e rreme e theu, për çudi, një taksë rrugore e përqendruar në një emër! Nuk jam duke potencuar, as i hedhur benzinë zjarrit pse ka reagime, meqenëse nuk mund të ofroj arsyeshmëri qoftë për apo qoftë kundër. Nuk dua të flas as pse ka reagime të kundërta, por, pse gjuha e komunikimit është po ajo e rrjeteve (jo)sociale. A nuk paska gjuha shqipe fjalë për t’i shfaqur kundërshtitë me edukatë e kulturë?! Ç’është kjo egërsi në komunikimin tonë?!
Është tejet interesante se këtë jokulturë komunikimi në të shumtën e herëve e kemi vetëm ndaj njëri-tjetrit. Me të tjerët sikur jemi më të kujdesshëm, sa edhe ndonjëherë në komunikimin me ta kemi shenja jokurrizore! Kështu, kam zënë t’i harroj komunikimet në rrjetet (jo)sociale. Pasi po na del e saktë fjala popullore: “Për kë folën keq? Për atë që nuk ishte aty!” Në komunikimet prapashpine ka shenja të dukshme te një vullgarizmi të egër.
Madje është më shumë se interesante, se kemi jo pak njerëz, që në komunikimin e tyre qoftë me të kaluarën, qoftë me të sotmen e Shqipërisë, kurdo kanë pasur gjuhë të ashpër komunikimi, të një jokulture të pa fre. Ndërsa, është tepër vështirë, që këtë gjuhë (nga të njëjtit) ta kemi dëgjuar ndonjëherë në raporte me Serbinë e djeshme apo të sotme!
Mbase, kjo ndodh, se nga politika serbe jemi trajtuar me “dinjitet”, apo jo?!
Nejse! Siç po duket, gjithherë paskemi qenë trimoshë me njëri-tjetrin!
Mbase këto probleme nuk mund të lidhen vetëm me jokulturën në komunikim! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Ditët me fat kanë mbërritur në Neptun!
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
AKK kërkon ndryshime në Ligjin për tatimin në pronë: Faturat mund të rriten deri në 300 përqind
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës