Lautaro Martinez ishte i joshur nga projekti i Interit dhe madje e hodhi poshtë Real Madridin, ka thënë agjenti i Racing Club.
20-vjeçari po shkëlqen në futbollin argjentinas dhe në Copa Libertadores dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas shërbimeve të tij
Kjo bëri që ai të marr një ofertë masive nga Borussia Dortmund këtë javë, por klubet dhe lojtari kishin rënë dakord tashmë me transferimin te Interi.
“Borussia Dortmund kishte mundësinë e tyre dhe ne biseduam me ta, por ata donin të vazhdonin pritjen”, ka thënë fillimisht Carlos Yarque për El Intransigente.
“Në këto situata koha është thelbësore dhe ka pasur shumë klube të tjera që donin ta transferonin atë. Interi erdhi me entuziazëm të madh dhe e morën atë”.
“Ai vendosi të mos shkojë në Real Madrid, sepse ai së pari donte të debutonte për Racing dhe pastaj spanjollët thanë se ai nuk ishte gati”.
“Të gjithë ne si agjentë bëjmë të kalojmë detajet e asaj që janë propozimet dhe pastaj klienti ynë merr vendim”.
“Në fund të ditës, Interi e joshi atë me projektin e tyre sportiv. Klubi italian ka paguar 25 milionë euro për transferimin e Martinezit”, përfundoi agjentin i sulmuesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Thiago Motta ka pranuar të drejtojë Juventusin, detajet e marrëveshjes
FC Roha Eagles, skuadra shqiptare në futsall do të luajë në turneun e famshëm të SHBA-së për shpërblimin e 1 milion dollarëve
Maqedonia e bën të ditur listën për Kroacinë dhe Çekinë, rikthehet Isnik Alimi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251