LAJMI I FUNDIT:

Nutricionistja zbulon se sa duhet të hamë mish (Foto)

Nutricionistja zbulon se sa duhet të hamë mish (Foto)

Ekziston mendim i rrënjosur që mishin e kuq nuk duhet ta hamë shumë shpesh, ndërsa mishi i peshkut duhet të jetë i përfshirë në menynë tonë çdo javë. E po, cila është e vërteta?

Nutricionistja Jo Hollington ka zbuluar se si në të vërtetë duhet ta kategorizojmë mishin dhe sa duhet ta hamë, transmeton Telegrafi.


Jo Hollington ka vendosur të zgjidhë këtë dilemë, andaj në profilin e vet të Instagramit ka publikuar një kolazh fotografish nëpërmjet të cilave janë treguar tri lloje mishi – i bardhë, i kuq dhe mishi i peshkut.

Nën llojin i bardhë (mishi i bardhë) ka të bëjë me mishin e gjelit të detit, i kuq – me mishin e qengjit, të viçit, ndërsa peshkun e yndyrshëm e përbëjnë: harenga, toni, salmoni.

Hollington, në secilën fotografi, ka vizatuar madhësinë e porcionit, që është ideal për çdo person.

Prandaj, ajo ka sqaruar që është e dëshirueshme që të gjitha llojet e mishit të jenë të përfshira në ushqimin tuaj, por në këtë mënyrë – porcioni i mishit të kuq do të duhej t’i përgjigjej madhësisë së brendësisë së shuplakës suaj – duke mos i llogaritur gishtat.

Porcioni i mishit të peshkut është ideal në madhësinë e gjysmës së shuplakës dhe dy gishta.

Shikoni fotografitë dhe mësoni këtë rregull e cila do t’ju jetë e dobishme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori