Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në hapje të Javës së Gruas 2018 se Kosova ka gra të suksesshme dhe mund të krenohet me to, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë përfaqësim të grave në vendimmarrje.
Ai tha se Kosova ka dhënë shembuj se si institucionet kryesore të vendit u janë besuar për udhëheqje grave: Presidencë, Gjykatë Kushtetuese, Komision Qendror të Zgjedhjeve, zëvendëskryeministre, ministre, ambasadore.
“Natyrisht, kjo nuk është e mjaftueshme. Por, janë shenja dhe zhvillime pozitive që duhet të vazhdojnë dhe përfaqësimi i grave në vendim-marrje duhet të rritet në përputhje me legjislacionin që vetë e kemi miratuar”, ka thënë ndër të tjera Kryeparlamentari Veseli.
“Në gjithë këtë periudhë të gjatë, që nga paslufta e deri me sot, programet e NDI dhe USAID kanë pasur efekt shumë pozitiv në fuqizimin e vlerave dhe institucioneve demokratike në Kosovë. Një ditë, kur do të shkruhet historia e shtetndërtimit të Kosovës, emrat e këtyre dy organizatave do të kenë një vend meritor në faqet e kësaj historie. Një falënderim të veçantë e kam për grupin e grave deputete në Kuvendin e Kosovës. Me përkushtimin dhe angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë, ky grup, nga viti në vit, po shënon progres në avancimin e agjendës gjinore në shoqërinë kosovare”, tha Veseli.
Ai tha se vendi ka shënuar rezultate të rëndësishme gjatë dekadës së parë të pavarësisë.
“Në dekadën e dytë, na presin sfida të reja, përgjegjësi të mëdha dhe objektiva të qartë në interes të vendit dhe qytetarëve. Para së gjithash, është objektivi i zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit cilësor të jetës së qytetarëve tanë. Barazia gjinore përbën njërin nga kushtet themelore në arritjen e këtij objektivi. Nuk mund të ecim përpara në zhvillimin ekonomik, duke pasur nëpër këmbë barrierat që privojnë gjysmën e popullatës nga pjesëmarrja në proceset politike dhe ekonomike të shoqërisë. Nuk ka zhvillim për ato shoqëri – ku gratë janë minoritet në politikë dhe në ekonomi. Duhet t’i heqim barrierat. Nuk ekziston alternativë tjetër. Jo vetëm me fjalë e retorikë, por me vendime e veprime konkrete. Ka ardhur koha e rezultateve të prekshme. Këtë e presin qytetarët nga ne”, tha kryetari i Kuvendit.
Ai tha se problem themelor mbetet fakti se ligjet janë të mira, por zbatimi i tyre çalon në shumë segmente.
“Ka një neglizhencë serioze në zbatimin e ligjeve që adresojnë barazinë gjinore. Kjo neglizhencë buron nga mentalitetet e vjetra dhe kultura e së drejtës zakonore, të cilat kodifikojnë: paragjykimin dhe diskriminimin e grave në shoqëri, diskriminimin e tyre në tregun e punës dhe biznes, në fushën e të drejtave civile, në kontestet gjyqësore e familjare, në përfshirjen institucionale dhe mos-raportimin e dhunës në familje”, tha kreu i Kuvendit.
“Sot kemi shtetin e pavarur dhe sovran, që duhet ta udhëheqë lëvizjen gjithë-qytetare për t’i dhënë fund Kanunit të Pabarazisë Gjinore. Ky Kanun i privilegjon burrat, prandaj gratë nuk duhet të mbështeten shumë në ‘vullnetin e mirë’ të burrave dhe fjalorin e tyre plot demokraci dhe emancipim. Shumë prej tyre, ende besojnë në mitin se pushteti i burrave në familje, shoqëri e shtet, është pushtet i natyrshëm dhe i pandryshueshëm. Ky është mit i rrejshëm dhe sot i dëmshëm e pengues në përparimin e vendit”, u shpreh kryeparlamentari.
Veseli tha se Kosova mund të krenohet me gratë e suksesshme që ka dhe me nivelin e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies që ato kanë treguar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë