LAJMI I FUNDIT:

Neymari gjithnjë e më afër Realit, ai mund të kushtojë 400 milionë euro

Neymari gjithnjë e më afër Realit, ai mund të kushtojë 400 milionë euro
(Getty Images)

E ardhmja e Neymarit vazhdon të përfolet në mediat braziliane dhe evropiane. 26-vjeçari duket se nuk është i kënaqur në Ligue 1 për shkak të mungesës së konkurrencës dhe dëshiron të kthehet në La Liga.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka qenë në planet e Real Madridit qëkur u bë i popullarizuar me Santosin, mirëpo asokohe lojtarin e rrëmbeu Barcelona.


(Foto: Getty Images)

Dhe duke qenë rivalë të përbetuar, katalunasit natyrisht se nuk negociuan me Los Blancos për të ardhmen brazilianit, ndërsa e shitën atë te PSG në verën e vitit 2017 për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

Ishte kjo një tjetër mundësi e humbur për Florentino Perez, i cili vazhdon përpjekjet që sulmuesi të luajë në të ardhmen në Santiago Bernabeu.

Të gjitha lajmet për NEYMAR
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për NEYMAR

Në bazë të njoftimeve në mediat spanjolle dhe braziliane, të cilat përcillen nga express.co.uk, Neymar aktualisht është më pranë se kurrë më parë që të kalojë te Reali.

(Foto: Getty Images)

Futbollisti, i cili aktualisht është i lënduar, nuk është i kënaqur me nivelin e konkurrencës në kampionatin francez dhe nuk arrin të përshtatet me mënyrën jetësore në Paris.

Neymari nuk ka një klauzolë largimi nga PSG, ndërsa sipas spekulimeve, ai mund t’i kushtojë Real Madridit rreth 400 milionë euro.

Madje këto ditë AS ka raportuar se një delegacion i klubit spanjoll është takuar me babanë e lojtarit dhe dy avokatë, për ta shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij në Madrid.

(Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, e ka përsëritur në disa raste se Neymar nuk është në shitje, mirëpo një ofertë prej 400 milionë eurosh do të ndryshonte gjithçka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori