LAJMI I FUNDIT:

Neymar dëshiron të rikthehet te Barcelona, por tifozët nuk e duan atë

Neymar dëshiron të rikthehet te Barcelona, por tifozët nuk e duan atë
Neymar (Getty Images)

Neymar thuhet se dëshiron të kthehet në Barcelonë, por një sondazh tregon se shumica e tifozëve të tyre nuk e duan atë.

Gjatë ditës së premte në mediat spanjolle u përfol se ylli brazilian dëshiron rikthimin në Camp Nou, pasi ishte penduar për transferimin e tij e Paris Saint-Germain.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, megjithëse Neymar pushoi të jetë një lojtar i Barcelonës më 3 gusht, një pjesë e kokës dhe zemrës së tij mbeti në Kataluni, deri në atë pikë sa ai thuhet se ia ka ofruar vazhdimisht veten përsëri klubit.

Neymari dëshiron rikthimin te Barcelona
Lexo po ashtu Neymari dëshiron rikthimin te Barcelona

Gazeta spanjolle shpjegon se braziliani tani ka pranuar se ai ishte ‘gabim’ për të kërkuar hapësirë ​​larg nga Lionel Messi, pasi ishte ‘verbuar’ nga projekti i Paris Saint-Germain dhe fuqia financiare.

Neymar ishte i lumtur te Barcelona, por vendosi largimin! (Getty Images)

Për më tepër, 26-vjeçari nuk priste që Ligue 1 të ishte aq e ulët apo e pistë dhe dëshiron një dhomë salle pa klane apo tensione sikurse ishte te Barça.

Megjithatë, një sondazh i drejtuar nga Mundo Deportivo zbulon se tifozët e Barcelonës nuk e duan rikthimin e Neymarit.

Ernesto Valverde: Rikthimi i Neymarit te Barca, histori e trilluar
Lexo po ashtu Ernesto Valverde: Rikthimi i Neymarit te Barca, histori e trilluar

Sondazhi tregon se 67 për qind e 23.850 tifozëve të Blaugranëve votuan kundër duke thënë se nuk e kanë harruar veprën e tij të tradhtisë me bashkimin e tij PSG-në për një rekord prej 222 milionë eurosh verën e kaluar.

Neymar, i cili ka shënuar 29 gola këtë sezon, ka qenë gjithashtu i lidhur me Real Madridin, të cilit i eliminuan nga Liga e Kampionëve më parë gjatë javës. /Telegrafi/

Ballina e gazetës Mundo Deportivo

Në trend Sport

Më shumë
Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin

Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin

La Liga
Zyrtare: Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit

Zyrtare: Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit

La Liga
Nuk mjafton vetëm Mbappe, Real Madridi bëhet gati edhe për tri transferime të tjera

Nuk mjafton vetëm Mbappe, Real Madridi bëhet gati edhe për tri transferime të tjera

La Liga
Shqipëria kalon “testin” e parë para Euro 2024 – mposht bindshëm Lihtenshtajnin

Shqipëria kalon “testin” e parë para Euro 2024 – mposht bindshëm Lihtenshtajnin

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin - pritet transferimi tek Arsenali

Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin - pritet transferimi tek Arsenali

La Liga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori