LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja kërkon përgjegjësi për arrestimet në MPB

OBRM-PDUKM-ja kërkon përgjegjësi për arrestimet në MPB

Orce Gjorgjievski anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, sot në konferencë për shtyp kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe qeveria që të zbardhin rastin me zyrtarin e arrestuar në kabinetin e ministrit Oliver Spasovski.

“MPB-ja në vend që të luftojë me krimin dhe korrupsionin, është bërë strofull për mbledhjen e dhuratave, ryshfetit dhe mbrojtjes nga krimi. Opinionin i intereson se për kë dhe prej kujt ka mbledhur para bashkëpunëtori i Oliver Spasovskit? A ka ka qenë i lidhur ai me afera tjera kriminale?”, deklaroi sot Gjorgjievski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai më tej shtoi se zrytari i MPB-së ka bashkëpunuar me Oliver Spasovskin, që të zbatojnë agjendën e LSDM-së./Telegrafi/