Ministria e Integrimeve Evropiane përmes një komunikate për media ka thënë se propozimi i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti për demarkacionin nuk është opsion fare, pasi propozon thjesht humbje kohe përmes konferencave e simpoziumeve.
Albin Kurti përmes një letre publike i është drejtuar kryeministrit, Ramush Haradinaj që ta bëjë zgjidhjen e demarkacionit përmes pesë pikave të cilat i ka propozuar.
Ai ka thënë se njëherë le të bëhet korrigjimi me Komision të përbashkët dhe pastaj të ratifikohet.
Kurti me letër të hapur Haradinajt për zgjidhjen e demarkacionit
Ministria e Integrimeve Evropiane thotë se kushti i vetëm mbetet ratifikimi i demarkacionit, përderisa ka ftuar që ajo të ratifikohet sa më shpejtë.
Më poshtë keni komunikatën e Ministrisë së Integrimeve:
Sot, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, përmes një letre publike, por më pastaj edhe përmes konferencës për media, ka paraqitur opinion për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit.
Opsioni i prezantuar, jo vetëm se nuk bazohet në fakte dhe realitetin e krijuar politik dhe ligjor, por në fakt nuk është opsion fare, pasi që propozon thjesht humbje kohe përmes konferencave, simpoziumeve dhe debateve teorike, në një kohë kur qytetarët presin vendosmëri dhe marrje të përgjegjësisë prej deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës – dhe në veçanti të atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.
Qytetarët e Kosovës, nuk kanë nevojë për konferenca dhe diskutime teorike, por për vendime shtetërore për të siguruar lëvizje të lirë të tyre. Letra publike e z. Kurti, në rastin më të keq është e bazuar mbi qëllime ditore politike, ndërsa në rastin më të mirë, mungesë e njohurisë për procesin e liberalizimit të vizave.
Në qershor 2012, Kosova ka pranuar 94 kritere në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Deri më sot, Kosova ka përmbushur 92 nga këto. Kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave janë të qarta dhe të shkruara nga Komisioni Evropian, në propozimin ligjor për liberalizimin e vizave në maj 2016 ku kërkohen: Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe Përforcimi i luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Angazhimi i kujtdo me tema të rëndësishme për gjetjen e zgjidhjeve për demarkacionin edhe për çështje tjera është i mirëseardhur. Vetëm komunikimi i hapur mund të jetë produktiv. Por ndihmesa më e mirë bëhet me vepra, e jo me prolongim të diskutimeve në pafundësi duke u bërë pengesë të vendimeve. Edhe më pak përmes dezinformimit të publikut për kriteret për liberalizimin e vizave.
Demarkacioni i takon institucioneve, dhe në ketë rast Kuvendit, dhe këtu edhe secilit përfaqësues e partie politike. Debati është konsumuar dhe të gjitha janë bërë, tash është kohë e vendimit. Kjo çështje është në tavolinë nga viti 2015. Rihapja e këtij diskutimi, krijon vonesë në liberalizim, dhe pengesa të panumërta në procesin integrues. Për më keq, rrezikon marrëdhëniet me një fqinj që ka bërë gjithçka të mundur për të akomoduar kërkesat tona.
Te pjesa e përforcimit të luftimit korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk ka hapësirë për të interpretuar se çfarë do të thotë ky kriter.
Interpretimet e gabueshme janë të dëmshme sepse krijojnë huti edhe ata që duhet të bëjnë punën e tyre, e në këtë rast nuk janë Qeveria e Kuvendi, po janë institucionet e pavarura të drejtësisë. Qeveria dhe Kuvendi i kanë kryer obligimet sa i përket kësaj fushe – është krijuar një mjedis ligjor në përputhje me standardet Evropiane dhe kemi ofruar resurset financiare për sistemin e drejtësisë. Besojmë njëkohësisht, që edhe institucionet e drejtësisë kanë bërë një punë të mirë e cila do të vlerësohet pozitivisht nga vetë Komisioni Evropian. Komisioni Evropian është i informuar në detaje për çdo zhvillim në kuadër të përmbushjes së këtij kriteri, dhe fjalën e fundit do ta ketë ky institucion.
Nënvizojmë që ndërlidhja e dy kritereve për liberalizim vizave, respektivisht demarkacioni dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është e dëmshme, dhe jo në interes të Kosovës. Ne duhet të përmbushim këto kritere pa i ndërlidhur në mes vete këto në diskurs publik se çfarë do të ndodhë nëse njërin e përmbushim e tjetrin jo. Të dy kriteret duhet përmbushur. Është kaq thjesht. Vlerësimi i jonë është që për qëllime të liberalizimit të vizave, kriteri i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është i përmbushur. Natyrisht, jemi të vetëdijshëm që lufta kundër kësaj dukurie duhet intensifikuar edhe më shumë, pasi që progresi në këtë fushë është fillimisht në interes të qytetareve tonë, dhe më pastaj të Bashkimit Evropian.
Rruga përpara është e qartë. Ratifikimi i demarkacionit duhet të ndodh sa më shpejt. Kjo do të hap rrugë për të shembur muret e izolimit për qytetaret e Kosovës. Çfarëdo shtyrje e ratifikimit të demarkacionit do të shtyn Kosovën drejt izolimit të mëtutjeshëm jo vetëm nga Bashkimi Evropian, por edhe në skenën ndërkombëtare.
Opsioni i prezantuar sot, nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, përmes një letre publike, nuk është opsion fare, është thjesht humbje kohe përmes konferencave, simpoziumeve dhe debateve teorike, në një kohë kur qytetarët presin vendosmëri dhe marrje të përgjegjësisë prej deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës – dhe të atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në fund, Ministria e Integrimit Evropian i bën ftesë publike të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të zëmë trenin e fundit për të siguruar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ne veçanti i bëhet thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që t’i bashkohen konsensusit politik të të gjitha partive politike për një qellim shtetëror dhe qytetar që tejkalon interesat e ngushta të cilësdo partie apo individi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë