Hennessey godet me modelin e ri Venom F5, kapë shpejtësinë prej 500 kilometrave në orë (Foto)
Nuk ka të ndalur në 480 kilometra në orë
Për herë të parë, Hennessey Performance është prezantuar në Geneva Motor Show dhe arsyeja është e qartë: hipermakina Hennessey Venom F5, transmeton Telegrafi. Ky model ishte prezantuar për herë të parë në SEMA gjatë muajit nëntor, ndërsa tani është në dispozicion të publikut, teksa qëndron pranë rivalit Koenigsegg, që mbanë rekordin e shpejtësisë rrugore. Gjatë të njëjtit muaj, Koenigsegg Agera RS kishte arritur shpejtësinë prej 445 kilometrave në orë.
Shpejtësinë maksimale prej 500 kilometrave në orë, e ka konfirmuar John Hennessey. “Isha i kënaqur me 300 milje në orë, të cilat i arrinte Venom GT i lansuar më 2014. Konkurrenca po vazhdon të rritet dhe u vendos të rritet shpejtësinë për 311 milje në orë, që është ekuivalenti i 500 kilometrave në orë” ka thënë I pari i kompanisë Hennessey.
Hiper-makina që pritet t’i ketë 1,600 kuajfuqi, besohet të jetë gati për prodhim dhe të prezantohet në Pebble Beach Car Show që zhvillohet gjatë muajit gusht. “Duam që Venom F5 të jetë si sportistët në dhjetëgarësh, që bëjnë një varg gjërash. Garon, është rehat dhe gjithkund kalon me shkathtësi. Do t’i ketë të gjitha dhe ato me shpejtësi, shumë të lartë” ka shtuar ai. I limituar në vetëm 24 njësi, 12 prej tyre tashmë kanë gjetur blerës. Gjysma e tyre do të shiten në Shtetet e Bashkuara, teksa tjerat do të shiten në shtete tjera. Por, këto nuk mund t’i blejë çdokush.
“Nuk bën që dikush të vije dhe të thotë, ja llogarinë time dhe ma jepni një makinë. Duam të dimë për prapavijën e blerësit. Ku jeton, çfarë bën, a dëshiron ta ngasë apo koleksionojë. Jo ta blejë dhe ta shes për pak më shumë para”, ka shtuar Hennessey. Nuk janë bërë të ditura detajet dhe kriteret që duhet plotësuar, për të blerë një Venom F5, por dihet se duhet paguar shumë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo, edhe kjo është Škoda
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool
Prodhimi industrial u rrit, shitjet u ulën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur