LAJMI I FUNDIT:

Motori V8 tani ka “një shtëpi”

Motori V8 tani ka “një shtëpi”

Motori i vogël V8 Toyan me nitro karburant të cilin e kemi parë prej vitesh tani ka një shasi për ta quajtur shtëpi.

Nuk ka ende një trup, por kjo do të thotë që ne mund ta shohim atë në veprim ndërsa rrotullohet.


Kjo veturë RC ka një motor elektrik në telekomandë, e dobishme kur ka probleme me ngecje, përcjell Telegrafi.

Me anë të një videoje të publikuar në YouTube, shohim se vetura niset shpejt dhe si rezultat ngec.

Nëse shpejtësia e motorit bie në kthesa, mund të mos ketë fuqi të mjaftueshme për të vazhduar, gjë që çon në bllokim.

Sido që të jetë, ky automjet i vogël me V8 duket mjaft interesant. /Telegrafi/