Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), po i bëjnë shantazh AAK-së.
Kështu tha sot deputeti i Nismës Milaim Zeka, i cili dje nuk ishte prezent në Kuvend, në seancën për Demarkacionin.
Zeka i cili së bashku me disa deputetë tjerë, gjendeshin në një vizitë zyrtare në Malin e Zi, thotë se nuk është faji i tyre që demarkacioni nuk u votua, pasi që ata janë kthyer në Prishtinë, për të qenë të pranishëm në seancë, në momentin që atyre një gjë e tillë u është kërkuar.
Por thotë se faji iu hodh atyre, pasi që nuk arritën t’i sigurojnë votat e duhura, për ta kaluar demarkacionin.
“Kryetari i Parlamentit, duke na i lënë fajet neve që kemi qenë në vizitë zyrtare në Malin e Zi. Nuk ka qenë faji i ne deputetëve. Ne kemi qenë në Prishtinë në orën katër. Ne kemi mund ta votojmë në orën 5, në orën 6. Problemi është se nuk kanë qenë votat dhe LDK, së bashku me PDK-në është duke i bërë shantazh dhe obstruksione AAK-së. Ne si Nismë nuk kemi çka diskutojmë më për demarkacionin. Ne kemi marrë vendim me votu demarkacionin”, tha ai.
Ndërsa thotë se përgjegjësia për mos ratifikimin e demarkacionit i bie Kryesisë së Kuvendit dhe jo deputetëve, të cilët ishin në vizitë në Mal të Zi.
“Vizita jonë në Mal të Zi ka qenë e planifikuar. Ka qenë vizitë zyrtare.. Kur na kanë marrë në telefon dhe kanë thënë që duhet të ktheheni. Ne kemi thënë po kthehemi, vazhdon seancën, le të fillojë debati dhe ne vijmë votojmë.
Këta as nuk e kanë vazhduar seancën. Imagjinoni çfarë mishmashi bëjnë liderët tanë politik. Ka qenë e planifikuar ardhja e Mogherinit këtu me delegacionin e BE-së. Këta vetëm për të rrejt Brukselin, për të paraqitur fasadë ndaj Brukselit, se ne do të votojmë dhe do ta kalojmë demarkacionin. Delegacioni këtu, ne në Mal të Zi. Prandaj krejt përgjegjësia është te Kryesia e Kuvendit, jo tek ne”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi
Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta