LAJMI I FUNDIT:

Bernardeschi: Ëndërroj ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës

Bernardeschi: Ëndërroj ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës
Federico Bernardeschi (Getty Images)

Ylli i Juventusit, Federico Bernardeschi ka zbuluar dy ëndrrat e tij në futboll – të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës.

Bernardeschi ka filluar t’i tregojë vlerat e tij pas një fillimi të vështirë te Juventusi pas transferimit në verë nga Fiorentina.


Forma e mirë e treguar ka bërë që talenti italian të fillojë të mendoj se si t’i realizojë ëndrrat e tij, të cilat janë fitimi i Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Botës.

Italia e së ardhmes: Nga Donnarumma deri te Chiesa (Foto)
Lexo po ashtu Italia e së ardhmes: Nga Donnarumma deri te Chiesa (Foto)

Ëndrra e parë është ende në gjendje të bëhet realitet, edhe pse Juve pranoi dy gola si vendas në ndeshjen e tyre ndaj Tottenham Hotspur, ndërsa anësori duhet të presë deri në vitin 2022 për të mundur të fitojë Kupën e Botës.

Bernardeschi është bërë i rëndësishëm te Juventusi (Getty Images)

“Kam dy ëndrra: të fitoj Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Bernardeschi për mediat italiane.

“Si një fëmijë, unë ëndërroja të takohesha me numrat e mëdhenj 10 si Totti dhe Del Piero”.

Bernardeschi: Keq që nuk fituam, besojmë në ndeshjen kthyese
Lexo po ashtu Bernardeschi: Keq që nuk fituam, besojmë në ndeshjen kthyese

“Me kë jeni të lidhur më së shumti? Buffon, Chiellini, Barzagli, Marchisio, dhe sigurisht Paulo Dybala, Higuain dhe Douglas Costa.

“Shkurt, jam i afërt me të gjithë. Ne jemi një grup i mirë, ne jemi shumë të bashkuar dhe ne e duam njëri-tjetrin. Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij ekipi”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori