LAJMI I FUNDIT:

Dokumentar i BBC për luftën në Siri: “Të paktën në parajsë do të ketë ushqim” (Video,+18)

Dokumentar i BBC për luftën në Siri: “Të paktën në parajsë do të ketë ushqim” (Video,+18)

Lufta në Siri ka sjellë vdekje të shumta. E ndërsa lufta zhvillohet fëmijët luftojnë për të mbijetuar.

Bombardimet pesëditore nga forcat qeveritare siriane thuhet se kanë vrarë më shumë se 300 civilë në zonën e Ghouta Lindore të mbajtur nga rebelët.


Qeveria po përpiqet që të pastrojë nga rebelët zonën, që është shtëpia e rreth 393,000 njerëzve. Dhe këta fëmijë janë pjesë e kostos së njeriut.

BBC ka titulluar reportazhin mbi fëmijët në Siri: “Të paktën në parajsë do të ketë ushqim”.

Një reportazh dedikuar fëmijëve sirianë. Noor dhe Alaa janë dy nga fëmijët, shtëpia e të cilëve është goditur nga një sulm ajror.

“Aeroplanët e luftës bombarduan shtëpinë tonë”, thonë fëmijët, që kanë marrë plagë nga shpërthimet. “Shpëtoni Ghouta”.

“Shpërthimet e qeverisë janë të pamëshirshme”, shkruan BBC. “Dhe fëmijët janë viktimat”.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë”, shprehet doktoresha Amani Balour, ndërsa pacientët shtohen çdo ditë.

Ndërsa një nënë me lot në sy thotë: “Unë po pres që djali im të vdesë. Të paktën do të shpëtojë nga dhimbet. Ai do të shkojë në parajsë. Të paktën në parajsë do të ketë ushqim”. /oranews.tv/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori