LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore dhe GIZ-i vazhdojnë të mbështesin ATK-në

Banka Botërore dhe GIZ-i vazhdojnë të mbështesin ATK-në
????????????????????????????????????

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka pritur në takim një ekip nga Banka Botërore, si dhe zyrtarë nga Organizata gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Gjatë këtij takim është diskutuar për proceset aktuale në ATK dhe objektivat në fushën e modernizimit të saj. Gjithashtu, u diskutua edhe për mundësinë e zhvillimit të programit të mbështetjes, në fushën e ngritjes së përmbushjes vullnetare të tatimeve dhe të bërit biznes në Kosovë.

Programi i përkrahjes do të zhvillohet gjithsej në gjashtë faza, të cilat parashohin zbatimin e aktiviteteve specifike. /Telegrafi/