LAJMI I FUNDIT:

U mbajt ‘Kupa e Pavarësisë 2018’ në shigjetari, klubi i ri Toksark Siparentum nikoqir i këtij turneu

U mbajt ‘Kupa e Pavarësisë 2018’ në shigjetari, klubi i ri Toksark Siparentum nikoqir i këtij turneu

Nën organizimin e Federatës së Shigjetarisë së Kosovës dhe të klubit nikoqir Toksark Siparentum nga Peja, është mbajtur ‘Kupa e Pavarësisë 2018’.

Kjo garë madhështore u mbajt në shenjë të festimit të përvjetorit të dhjetë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.


Në këtë garë morën pjesë rreth 60 garues nga tetë klube të Kosovës, të cilët garuan në të gjitha kategoritë dhe disiplinat në divizionin ‘recurve’ dhe ‘compound’.

Kjo garë u mbajt si pas normave dhe rregullave të federatës botërore world Archery, dhe u mbajt në një ambient tejet të përshtatshëm, në palestrën e re të shkollës SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Pamje nga turneu

Vlen te theksohet se kjo garë shënoi njëherit fillimin e sportit të qitjes me hark në Qytetin e Pejës.

Nderi i hapjes se kësaj gare i takoi Virtyt Gacaferit, themelues dhe kryetari i klubit Toksark Siparentum, nga Peja,  i cili gjuajti shigjetën e parë për të shpallur këtë garë të hapur.

Virtyt Gacaferit, themelues dhe kryetari i klubit Toksark Siparentum

Pas drekës së organizuar nga klubi nikoqir për të gjithë pjesëmarrësit, u bë shpallja e rezultateve, ku më të mirët u stolisën me certifikata dhe mirënjohje.

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Ndërkombëtare
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Zyrtare: Juventusi emëron legjendën e klubit si trajner të përkohshëm

Zyrtare: Juventusi emëron legjendën e klubit si trajner të përkohshëm

Serie A
Kalo në kategori