Një gjykatë turke ka dënuar gjashtë të pandehur, duke përfshirë tre gazetarë të shquar, me burgim të përjetshëm lidhur me akuzat për përfshirje në përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit të vitit 2016.
Dënimet pasuan një gjyq disamujor, gjatë së cilit prokuroria pretendoi se gazetarët dërgonin “mesazhe të fshehura” nëpërmjet paraqitjeve televizive dhe artikujve në gazeta që nxisnin përmbysjen e qeverisë dhe se ata mbajtën kontakt me anëtarët e rrjetit të Fethullah Gülen.
“Guardian” shkruan se dënimi i parë i këtyre figurave të mediave në lidhje me grushtin e dështuar, përbën një humbje të madhe të lirisë së shtypit në një vend anëtarë të NATO-s.
Të paktën 73 gazetarë janë në burgjet e Turqisë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, i cili e rendit Turqinë si burgun më të keq të gazetarëve në botë, përpara Kinës dhe Egjiptit.
Gazetarët e shquar për të cilën u dhanë dënime të përjetshme, janë vëllezërit Ahmet Altan dhe Mehmet Altan, të cilët janë arrestuar që nga viti 2016, dhe Nazlı Ilıcak.
Dënimi kundërshton një urdhër nga gjykata e lartë e Turqisë për të liruar Mehmet Altan, pasi gjeti muajin e kaluar se burgosja e tij kishte shkelur të drejtat kushtetuese.
Vendimi është dënuar gjerësisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
“Vendimi i gjykatës që dënon gazetarët, pa paraqitur dëshmi të konsiderueshme të përfshirjes së tyre në përpjekjen e grushtit të shtetit ose duke siguruar një gjykim të drejtë, kërcënon në mënyrë kritike gazetarin, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Turqi”, tha David Kaye, raportues special i Kombeve të Bashkuara për lirinë e mendimit dhe shprehjes. /oranews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë
"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre
Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?
Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit