LAJMI I FUNDIT:

Tianjin Quanjian derdh miliona për Iniestan, spanjoll konsideron transferimin në Kinë

Tianjin Quanjian derdh miliona për Iniestan, spanjoll konsideron transferimin në Kinë

Ylli spanjoll, Andres Iniesta ka oferta të mëdha nga Superliga Kineze dhe po konsideron një transferim të mundshëm në Kinë.

Mesfushori spanjoll është afër të mbush 34 vjet dhe niveli i tij i lojës te Barcelona nuk është ai që jemi mësuar ta shohim në dhjetë vitet e fundit.


Megjithatë, interesimi i skuadrave për të është ende i madh dhe ylli spanjoll mund të vazhdojë karrierën larg Camp Nout.

Messi fiton Pichichin dhe zgjidhet lojtari i sezonit në La Liga, Iniesta lojtari më i mirë spanjoll (Foto)
Lexo po ashtu Messi fiton Pichichin dhe zgjidhet lojtari i sezonit në La Liga, Iniesta lojtari më i mirë spanjoll (Foto)

Iniesta thuhet se ka marrë një propozim të shijshëm nga Kina dhe do të shqyrtojë seriozisht nëse do ta pranojë atë.

Ballina e gazetës Sport

Është gazeta katalunase Sport, e cila në botimin e të premtes ka vënë në dukje interesimin e skuadrës së Tianjin Quanjian për Iniestan.

Sipas kësaj gazeta, skuadra e njohur kineze do t’i ofronte magjikut spanjoll plot 35 milionë euro në sezon.

Klubet kineze me oferta "marramendëse dhe pothuajse të papërmbajtshme" për Iniestan
Lexo po ashtu Klubet kineze me oferta "marramendëse dhe pothuajse të papërmbajtshme" për Iniestan

Mesfushori është i tunduar me këtë ofertë të madhe për verës dhe tani duhet të vendosë nëse ai është i gatshëm të bëjë këtë lëvizje.

Edhe Barcelona thuhet se është e hapur për ta lënë atë të largohet, por Iniesta është një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Ernesto Valverde dhe nuk është e sigurt nëse ai është i gatshëm ta japë atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori