LAJMI I FUNDIT:

Klubet kineze me oferta “marramendëse dhe pothuajse të papërmbajtshme” për Iniestan

Klubet kineze me oferta “marramendëse dhe pothuajse të papërmbajtshme” për Iniestan
VALENCIA, SPAIN - NOVEMBER 26: Andres Iniesta of FC Barcelona runs with the ball during the La Liga match between Valencia and Barcelona at Mestalla stadium on November 26, 2017 in Valencia, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Mediat spanjolle raportojnë se klubet kineze po shtyjnë shumë për të fituar shërbimet e Andres Iniestas nga Barcelona, qysh në afatin kalimtar të janar.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Iniesta ka marrë oferta “marramendëse dhe pothuajse të papërmbajtshme” nga Kina gjatë 18 muajve të fundit, si dhe propozime të vogla nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe SHBA-të.


UEFA zgjedh formacionin e shekullit 21, dominojnë Barcelona dhe Real Madridi (Foto)
Lexo po ashtu UEFA zgjedh formacionin e shekullit 21, dominojnë Barcelona dhe Real Madridi (Foto)

Megjithatë, gazeta siguron se mesfushori nuk do të ndjekë hapat e Javier Mascheranos, i cili pritet të bashkohet me skuadrën Fortune Hebei, që udhëhiqet nga ish-drejtuesi i Real Madridit, Manuel Pellegrini.

Andres Iniesta është një ikonë e tifozëve në Camp Nou (Getty Images)

Iniesta ka luajtur në çdo ndeshje të Ligës dhe Ligës së Kampionëve, kur ai ka qenë i aftë këtë sezon, ndërsa Mascherano humbi vendin e tij në qendër të mbrotjes, me Gerard Pique dhe Samuel Umtiti si zgjedhje të para.

33-vjeçari u bë lojtari i parë Blaugrana në histori që nënshkruan një kontratë të përjetshme dy muaj më parë, por lejoi që ai të merrte parasysh të ardhmen e tij në fund të çdo sezoni.

Barcelona 118 vite histori – Ky është formacioni me lojtarët më të mirë që kanë luajtur për katalunasit (Foto)
Lexo po ashtu Barcelona 118 vite histori – Ky është formacioni me lojtarët më të mirë që kanë luajtur për katalunasit (Foto)

Mundo Deportivo shpjegon se Iniesta ka “lënë derën e hapur për të luajtur në një Ligë më pak të kërkuar”, por vëren se tani “nuk dëshiron të flasë për asgjë tjetër përveç Barçës”.

Veterani spanjoll është përshkruar si “një person argëtues” në Kinë, duke u mirëpritur në Chongqing, një qytet me 30 milion banorë, verën e kaluar, ndërsa vendi është eksportuesi më i madh i verërave të tij Bodega Iniesta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori