LAJMI I FUNDIT:

Pësojnë humbje shokuese Golden State dhe Bostoni, fitore të Oklahomas dhe Houstonit

Pësojnë humbje shokuese Golden State dhe Bostoni, fitore të Oklahomas dhe Houstonit
Golden State Warriors forward Kevin Durant, left, looks to pass against Portland Trail Blazers forward Al-Farouq Aminu during the second half of an NBA basketball game in Portland, Ore., Wednesday, Feb. 14, 2018. The Trail Blazers won 123-117.(AP Photo/Steve Dipaola)

Golden State Warriors ka pësuar humbje shokuese në kryendeshjen e të enjtës mbrëma ndaj Portlandit me rezultat 123-117.

Ky super duel u shoqërua me super performanca ku kampionëve nuk u mjaftuan as 50 pikë nga Kevin Durant.


Damian Lillard shtoi 44 pikë në kampin tjetër duke pasur performancë fantastike bashkë me McCollum që shtoi 29 pikë të tjera në këtë takim. Curry dështoi totalisht duke realizuar vetëm 17 pikë dhe duke mos ndihuar skuadrën e tij.

LA Clippers shkatërruan Bostonin në mes të TD Garden me rezultat 129 – 119, e ku shkëlqeu DeAndre Jordan me 30 pikë e 13 kërcime, kurse Gallianari shtoi 20 pikë e Harris, 21 pikë. As 33 pikët e Irving nuk mjaftuan në këtë takim.

Harden realizoi 28 pikë në fitoren e Houstonit me rezultat 100-91 në shtëpi ndaj Sacramentos.

Oklahoma vazhdoi ngritjen në tabelë duke mposhtur në udhëtim Memphis Grizzlies falë 28 pikëve të Paul George, kurse triple double fantastik realizoi Westbrook. Ky i fundit arriti 23 pikë, 13 kërcime dhe plot 15 asistime.

Pas këtyre ndeshjeve në Lindje vazhdon të forcojë pozitën e parë Toronto me dy fitore më shumë se Bostoni dhe shtatë më shumë se Cavs.

Kurse, në Perëndim është Houstoni që zotëron pozitën e parë me një fitore më shumë se Golden State.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori