LAJMI I FUNDIT:

Sandro Tonali shihet në një kantier, gjersa është duke vuajtur dënimin për shkeljet e rregullave të basteve

Sandro Tonali shihet në një kantier, gjersa është duke vuajtur dënimin për shkeljet e rregullave të basteve

Ylli i Newcastle United, Sandro Tonali është parë duke mbajtur një kapele dhe një xhaketë kundër rrezikshmërisë në punë, ndërsa ai vazhdon të vuajë një ndalim për shkeljen e rregullave të lojërave të fatit.

Italiani aktualisht po vuan dënimin me 10 muaj dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga tetori. Ai iu bashkua Newcastle vetëm verën e kaluar në një lëvizje prej 60 milionë euro nga Milani, por shpejt u godit nga një ndalim nga Federata Italiane e Futbollit.


Javën e kaluar, futbollisti italian u dënua me dy muaj nga federata angleze, megjithëse ky është pezulluar për dy vjet. Ai gjithashtu është gjobitur me 20,000 euro gjobë dhe i është dhënë një paralajmërim për sjelljen e tij.

Ky ndalim do të aktivizohet vetëm nëse ai shkel sërish rregullat e FA të basteve. Tonali lejohet të stërvitet, por nuk mund të luajë asnjë ndeshje deri në sezonin e ardhshëm.

Mesfushori duket se po merr një qasje të re për të mbushur kohën e tij, duke punuar së bashku me stafin e inxhinierëve Shepherd Offshore. Ai u fotografua duke veshur një kapele të fortë dhe një xhaketë.

Tonali ka bërë një ulje page ndërsa mbetet i pezulluar nga ndeshjet. Dhe trajneri i Magpies, Eddie Howe zbuloi se ishte një vendim që u mor vetëm nga italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori