LAJMI I FUNDIT:

Messi emëron katër lojtarët që mund ta rivalizojnë për Topin e Artë në vitin 2018

Messi emëron katër lojtarët që mund ta rivalizojnë për Topin e Artë në vitin 2018

Lionel Messi ka emëruar katër lojtarët që mund ta rivalizojnë për Topin e Artë të viti 2018.

Sulmuesi i Barcelonës e ka fituar këtë çmim të madh pesë herë, aq sa Cristiano Ronaldo i Real Madridit.


Lionel Messi në Camp Nou duke pozuar me Topin e Artë (Getty Images)

Dyshja që nga viti 2008 kanë qenë thjesht parival në garën për këtë çmim të madh, i fundi që e kishte fituar para tyre ishte Kaka në vitin 2007.

Por, dy nga lojtarët më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit kanë filluar të shfaqin shenjat e para të lodhjes për shkak të moshës, Messi është 30 vjeçar, kurse Ronaldo 33.

Me çmimet e tregut të sotshëm, kështu do të ishin çmimet e fituesve të ‘Topit të Artë’ (Foto)
Lexo po ashtu Me çmimet e tregut të sotshëm, kështu do të ishin çmimet e fituesve të ‘Topit të Artë’ (Foto)

Kjo nuk është e vetmja arsye, në vitet e fundit shumë lojtarë cilësor të rinj janë shfaqur dhe janë të gatshëm për ta fituar Topin e Artë.

“Ka shumë lojtarë të mëdhenj në qarkullim të cilët mund të fitojnë Topin e Artë”, ka thënë Messi për WorldSoccer Magazine.

“Në vitet e fundit kemi qenë vetëm ne dy (ai dhe CR7), por tani lojtarë si Neymar, Kylian Mbappe dhe Luis Suarez mund të konkurrojnë”, shtoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori