LAJMI I FUNDIT:

Me çmimet e tregut të sotshëm, kështu do të ishin çmimet e fituesve të ‘Topit të Artë’ (Foto)

Me çmimet e tregut të sotshëm, kështu do të ishin çmimet e fituesve të ‘Topit të Artë’ (Foto)

Nga Ronaldo ‘Fenomeni’ tek Paolo Rossi, playratings.net, ka bërë një listë se sa do të kushtonin fituesit e ‘Topit të Artë’, me çmimet e tregut që janë sot.

Llogaritja është bërë me vlerat e tregut të lojtarëve në vitin në të cilin ata fituan çmimin për herë të parë, me logjikën ekonomike të futbollit aktual.


Përpunimet dhe analizat janë nga ekspertët e ueb faqes “Playratings.net”, platforma digjitale që prodhon analiza ekonomike të avancuara në performancën e lojtarëve, ekipeve dhe ligave.

Paolo Rossi e fitoi Topin e Artë në vitin 1982, kur ishte 27 vjeç. Vlera e tij do të ishte 32.58 milionë euro.

Michel Platini e fitoi këtë trofe në vitin 1983 me Juventusin. Ishte 28 vjeç dhe do të kushtonte me çmimet e sotshme 90.3 milionë euro.

Marco Van Basten e fitoi për herë të parë ‘Topin e Artë’ në vitin 1988 kur luante te Milani. Ai ishte 24 vjeç dhe do të kushtonte 131.61 milionë euro.

Roberto Baggio e fitoi ‘Topin e Artë’ në vitin 1992 sa ishte pjesë e Juventusit. Ishte 25 vjeç dhe do të kushtonte 121.12 milionë euro.

Ronaldo e fitoi ‘Topin e Artë’ me Interin në vitin 1997. Ai ishte 21 vjeç dhe do të vlente sot 171.51 milionë euro.

Zinedine Zidane e fitoi ‘Topin e Artë’ të parë me fanellën e Juventusit. Ai ishte 26 vjeç dhe sot do të kushtonte 83.99 milionë euro.

Pavel Nedved i Juventusit e fitoi ‘Topin e Artë’ në vitin 2003. Ishte 31 vjeç dhe do të kushtonte 52.79 milionë euro.

Fabio Cannavaro e fitoi ‘Topin e Artë’ sa ishte pjesë e Real Madridit në vitin 2006. Ai ishte 33 vjeç dhe do të kushtonte 32.32 milionë euro.

Cristiano Ronaldo e fitoi ‘Topin e Artë’ të parë sa ishte pjesë e Manchester United në vitin 2008. Ai ishte 23 vjeç dhe do të kushtonte 163.74 milionë euro.

Lionel Messi e fitoi për herë të parë ‘Topin e Artë’ në moshën 23 vjeçare. Ai do të kushtonte 169.64 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori