LAJMI I FUNDIT:

Matuidi mungon ndaj Tottenhamit

Matuidi mungon ndaj Tottenhamit

Juventus e ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit Blaise Matuidi pas ndeshjes me Sassuolon.

Lojtari ka dëmtuar kofshëm e këmbës dhe iu desh ta lëshojë ndeshjen që në fillim.

Francezi mund të mungojë deri në një muaj.

“Pas lëndimit të pësuar dje kundër Sassuolos, Blaise Matuidi iu nënshtrua testeve në J Medical të hënën pasdite, ku u zbulua një lëndim në mes të muskujve në kofshën e majtë”.

Matuidi është në sezonin e tij të parë te Juve (Juventus)

“Mesfushori i Bianconerëve ka filluar terapinë dhe do të jenë e nevojshme që t kryhen edhe teste të mëtejshme për të përcaktuar më mirë masën e dëmtimit të tij”, thuhet në njoftimin e klubit në faqen zyrtare të tyre.

Matuidi është në rrezik serioz që ta humb ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve që ‘Zonja e Vjetër’ do ta zhvillojë me Tottenham Hotspur në shtëpi.

Juventusi po vuan edhe dëmtimet e Paolo Dybalas dhe Douglas Costas. /Telegrafi/