Brizida Gjikondi
Përgjatë viteve 1967-1968, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në shtypin shqiptar, historianët, akademikët dhe figura të spikatura të kohës botuan punimet, ekspertizat, arkivat, përkthimet dhe mbledhjen e informacioneve dhe traditave në lidhje me figurën e Skënderbeut. Më poshtë janë një pjesë e këtyre punimeve – disa si produkte personale të personaliteteve të kohës. disa si gojëdhëna dhe tregime të mbledhura ndër shqiptarë dhe zona të ndryshme të vendit.
Skënderbeu, simbas legjendave popullore, me “tefterët” e tij u ka lënë porosi shqiptarve se si të veprojnë e të luftojnë pas vdekjes së tij. Punën e këtyre ‘tefterve” e kam konstatuar para 32 vjetësh (Dhosi Liperi) në Mat: Më kanë folur disa pleq të cilët e quanin fatkeqësi të madhe humbjen e tyre.
– “Të qëndroni të bashkuar si dengu i shufrave” është porosia e fundit e Skënderbeut , për bashkatdhetarët e tij.
Populli shqiptar e qau dhe vajtoi prijësin e tij dhe mbajti zi për të. Gjatë pesë shekujve, gjer në ditët e sotme (shkurt 1967), këtë zi ai e manifeston me veshjen e tij karakteristike për burra e për gra.
Legjendat e mëposhtëme janë mbledhur në Mat para tridhjetë vjetëve. Po i japim të shkruara ashtu si i kanë folur pleqtë që i kanë kallëzuar.
Dhosi Liperi. Shkurt 1967
***
Tefteret
Skënderbegju ka pas lanë tefterët e vet në sanuk ke shtëpia e memeut (Memeollit) në Shlle, se ka kjanë Llalla i Skanderbegjut.
Ali Zejneli, Mat 1934.
***
Armët, Tokës, Amanet.
Skanderbegju shpatën prej alltani, fren’ e kalit, shalën e kalit prej alltani e rrobët prej alltani, yëft të xhitha, i ka lanë në Çafë të Buellit me njëa shpellë çi merr terma-terma mënej teposhtë-teposhtë, apet m’atë tarma-tarma, njer m’atë shpellën e mrame. Po s’un vej kush me i marrë, se Skanderbegju ka baë tollsun, tollsun çi domethanë duva e fortë; se ja ka ba amanet tokës. I tha Skanderbegju tokës: “Të kam dhanë amanet kët xha, me ia dhanë xhinsit tem” Es’un marr dot kush.
Ali Zejneli, Mat, Shtator 1934.
***
Këshilla e Mrame
Kur ishte semunë Skanderbegu, si e kemi me të nigjume, i thirri gjith ata parësin e ti e ata “Dum me na lanë nji fjalë” i thanë, Ç’fjalë po na len ? Ai u thotë, shtini duert në brez të shoqi shoqit, çi të mani njani tjetrin e mos tu çajnë bota. Ene ka çitë Skanderbegu nji robe e ka çue me marrë nji deng shufra. Ai vojti i pru shufrat e Skanderbegut ja dha ati çi kishte për nën vedi, çi kishte qanë ma i pari i gjygjit ti, për me e thye dengun me shufra. Ai s’un e theu. i thotë Skanderbegu : Epja tjetrit. Ene tjetri s’un i theu. Ti marrin të gjithë pa le munt t’i thyejnë. Ene i muerën e asnji s’un i theu. Mrapa qiti nji shufër të vetme ja dha ati të parit të parisë. Ai e muer e theu. Ene u dha të gjithë ka nji e ata i thyen. U ka thanë manej Skanderbegu “ në mujçi me çinrue tok si dengu i shufrave, s’ju ka për t’ju thye njeri; në u bafshi nji-ka-nji, do tju thyejnë si këto shufrat që thyet ju ka-nji ka-nji.
Destan Gjoni. Martanesh 1930
***
Zija
Xhithë xhinja u mblodhën në Fushë të Kruës e banë nexhilit të math, çë ç’të bajmë ne për punë të Skanderbegjut. “ Do t’i nrojmë rrobet ç’i kemi pasë të bardha e t’i bajmë të zeza, për zi të Skanderbegjut” kanë thanë. E qysh m’atë kohë njer në këtë sitë soët na kanë metë xhoket e zeza për burrat ene stravecet e zeza për gjratë. Veçse stravecet Matja i hoç e i ka majtë vetëm Merdita. Na thekët e zeza i kemi në xhoket për zi të Skanderbegjut.
Ali Zejneli. Mat, Shtator 1934.
/Tema/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje