Shoqëria civile në Kosovë nuk po tregohet mjaftueshëm aktive për trajtimin e shqetësimeve të mëdha të qytetarëve, siç janë niveli i lartë i papunësisë, varfëria, korrupsioni e së fundi edhe niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Prishtinë.
Ky pasivitet, sipas vetë përfaqësuesve të shoqërisë civile, bëhet edhe më i “vrazhdë” kur i shtohet edhe neglizhenca e institucioneve për t’i adresuar shqetësimet e përditshme të qytetarëve.
Në Kosovë janë të regjistruara mbi 8,000 organizata joqeveritare, por vetëm 300 prej tyre janë aktive në gjithë territorin e vendit.
Kushtrim Kaloshi, drejtor i Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), thotë se shoqëria civile kohëve të fundit nuk është duke luajtur rolin e saj, në mënyrë që siç thotë ai, kërkesat e tyre të adresohen nga pushteti qendror dhe ai lokal.
“Shoqëria civile është aktive në ngritjen e disa shqetësimeve apo çështjeve. Në disa raste shoqëria civile e organizuar ose me një iniciativë personale të disa liderëve të saj ka ngritur shqetësimet e publikut, por jo edhe sa duhet, duke pasur parasysh problemet dhe numrin e madh të çështjeve që duhet të adresohen e që nuk po adresohen nga institucionet publike”, thotë Kaloshi.
Sipas tij, shoqëria civile duhet të bëjë presion, qoftë për të ndryshuar situatën ose qoftë si lloj presioni për të filluar procedurat për të ndryshuar gjendjen në shumë fusha.
Ndërkohë, qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se reagimi i shoqërisë civile ose është i vonshëm, ose pasiv.
“Shoqëria civile duhet të luajë një rol aktiv. Ata (pjesëtarët e shoqërisë civile) kanë mundësinë që të intervenojnë në përshpejtimin e disa temave që janë tema për të diskutuar dhe trajtuar nga institucionet publike. Aktualisht, mungon një aktivizim i shoqërisë civile në vend”, thotë Artan Kurshumliu, qytetar.
Sociologu Besnik Peci thotë se janë një varg problemesh që qytetarët kanë, e që sipas tij, është pritur që të ketë një reagim më i madh.
“Reagimi i qytetarëve nuk është në nivelin e duhur që të arrijë deri tek instancat më të larta të shtetit, në mënyrë që këta të fundit t’i marrin seriozisht ankesat e qytetarëve. Kjo heshtje dhe ky reagim minimal po ndodh për shkak të instalimit të një modeli joadekuat që e kanë arritur institucionet të vendosin te qytetarët. Qytetarët, pavarësisht, se për çka po reagojnë, ato nuk po merren parasysh. Kur nuk ka ndikim në përmirësim të gjendjes ato (reagimet e qytetarëve) pushojnë për të vepruara”, vlerëson Peci.
Shoqëria civile, shton sociologu Peci, duhet të jetë më e unifikuar dhe kërkesat e tyre tek institucionet të shkojnë nga një grup i organizatave të shoqërisë civile në mënyrë që të merren në konsideratë.
Përfaqësues të shoqërisë civile në të kaluarën kishin ngritur zërin në disa nga temat siç ishin shtrenjtimi i energjisë elektrike, niveli i lartë i korrupsionit, papunësia, ndotja e ajrit, por që të shumtën e rasteve, thotë Kushtrim Kaloshi nga ATRC-ja, këto organizime nuk kanë marrë vëmendjen e institucioneve të vendit.
“Ka raste që shoqëria civile përmes deklaratave, përmes qëndrimeve të unifikuara dhe të nënshkruara ka vënë qëndrimet e veta, megjithatë nuk është se po merren në konsideratë nga vendimmarrësit dhe kjo mund të jetë arsyeja që shoqëria civile nuk po e luan rolin e saj”, thekson Kaloshi.
Shoqëria civile konsiderohet të jetë më aktive në rrjetet sociale. Përmes postimeve në faqet e tyre në Facebook dhe Twitter, shoqëria civile shumë herë ka ngritur shqetësimet e qytetarëve.
Kjo formë ka zëvendësuar reagimet që shoqëria civile ka pasur në të kaluarën, por që kjo thuhet se nuk ka sjell dobi në përmirësimin e problemeve të qytetarëve që ata kanë pasur rreth papunësisë, nivelit të lartë të korrupsionit në institucione apo çështjet tjera që ata preokupohen. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Kryeziu: Përplasjet Qeveri-Presidencë në disfavor të Kosovës
Ahmeti: Presim mbështetjen e qytetarëve në mbrojtjen e legjitimitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë