LAJMI I FUNDIT:

Conte thotë se Chelsea vuajti shumë në humbjen shokuese

Conte thotë se Chelsea vuajti shumë në humbjen shokuese

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, u shpreh tejet i zhgënjyer pas disfatës së thellë në shtëpi ndaj Bournemouthit.

Chelsea ka humbur 3-0 në shtëpi nga Bournemouthi dhe është Conte ai që nuk mundi të fshehë zhgënjimin.

Sipas tij Bournemouthi ka vendosur që të fitojë në këtë ndeshje.


“Ata vendosën që të fitojnë. Ne kemi vuajtur shumë, kjo është e vërtetë. Duhet të pranojmë rezultatin dhe të reflektojmë për gabimet”.

“Nuk e di arsyen, por ata vendosën të fitojnë. Futbolli nuk është aq i thjeshtë. Ne duhet të luftojmë shumë këtë sezon. Nuk dua të gjej arsyetime, por duhet të përgjigjemi për këtë rezultat qysh nga ndeshja e ardhshme”, u shpreh Conte.

Chelsea mbetet në kuotën e 50 pikëve në vendin e katërt, tri pikë më pak se United që ka vendin e dytë.

Chelsea transferoi pikërisht sot Olivier Giroudin nga Arsenali. /Telegrafi/