LAJMI I FUNDIT:

Bozhoviq: Policia e Kosovës në veri merr urdhra nga Serbia

Bozhoviq: Policia e Kosovës në veri merr urdhra nga Serbia

Bojan Bozhoviq, ish-gazetar dhe për dikur agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka thënë se nëse institucionet e Kosovës nuk i mbrojnë serbët që duan të integrohen, në veri nuk do të mbeten veç të atillë që direktivat i marrin nga Beogradi.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Policia e Kosovës në veri urdhrat i merr nga shteti serb, duke theksuar se do të organizohen për të mbrojtur veten sa të munden.

“Nuk jam tradhtar. Por thjesht e di që Kosova është shtet i pavarur. Por kam respekt edhe për krejt të tjerët që jetojnë në Kosovë. Për këto arsye mendoj që jam i rrezikuar. Shteti duhet të na mbrojë, neve serbëve që nuk mendojmë njëjtë me Listën Serbe. Ose ndryshe do të organizohemi për ta mbrojtur veten. Sepse ka edhe një opsion tjetër veç Listës Serbe, që po forcohet përditë. Por nëse nuk kemi mbështetje, kjo do të jetë hera e fundit që dal të flas për këto gjëra. Dhe jo vetëm kaq. Do të largohen nga Kosova serbët që duan të integrohen dhe të mbeten vetëm ata që marrin direktiva nga Beogradi”, tha ai.


“Në vitin 2011 pas kërcënimeve u larguam në veri si miu. Por sonte ndjehem si luan. Sepse do të përgjigjem me të njëjtën mënyrë, siç më kërkohet. Policia në anën veriore ka veshur uniformën kosovare, por urdhrat i merr nga Beogradi. Në veri, Lista Serbe kërcënonte se të gjithë ata serbë që bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të margjinalizohen, qysh disa ditë më herët. Dhe unë prisja destabilizim situate, siç edhe ndodhi”, tha Bozhoviq. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme

"Skënderbeu i Sicilisë si Edi Rama", reagon skulptori Gëzim Muriqi

Lajme
Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Lajme
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Kalo në kategori