LAJMI I FUNDIT:

Juventusi pas dyshes spanjolle, Bellerin dhe Lopez në objektiv

Juventusi pas dyshes spanjolle, Bellerin dhe Lopez në objektiv

Juventus është vënë pas anësorit të Arsenalit, Hector Bellerin dhe portierit të Espanyolit, Pau Lopez.

Sipas Tuttosport, Juve është duke e ndjekur që një kohë portierin Pau, i cili është në huazim te Tottenham Hotspur.


Por portieri ka kontratë me Espanyolin, që i skadon këtë verë.

Pau Lopez tani është te Tottenham (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Juventusi do të tentojë ta marr pa para portierin spanjoll.

Edhe Bellerin është në agejndën e Juventusit dhe të dy lojtarët janë nën menaxhimin e Goal Management.

Hector Bellerin i Arsenalit /Photo by Julian Finney/Getty Images)

Mbrojtësi 24-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2023 me Gunners, por shihet i vështirë transferimi i tij.

‘Zonja e Vjetër’ është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë  tash e një kohë./Telegrafi/