Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar Ligjin për gjelbërim urban që parasheh më së paku 20% gjelbërim në secilën ngastër ndërtimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ligji thotë që secila komunë ka obligim të përpunoj kadastër të gjelbërt, respektivisht regjistrim të tërë gjelbërimit në komunë, për nga numri, lloji dhe gjendja.
Gjithashtu është përfshirë që të ketë nga 25 metër katror gjelbërim për kokë banori për të gjitha planet e ardhshme urbane të përgjithshme.
Ligji kërkon nga personat fizik që të kujdesen për hapësirat e gjelbërta, si edhe i jep fund prerjes pa arsye të drunjve dhe prishjen e gjelbërimit për aspekte ndërtimore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251