LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet gjyqtari Agim Kuçi pas rastit të Enver Sekiraqës

Suspendohet gjyqtari Agim Kuçi pas rastit të Enver Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, në të cilën ka vendosur për suspendimin një gjyqtari deri në një vendim tjetër. Burime brenda KGJK-së bëjnë të ditur se bëhet fjalë për gjyqtarin Agim Kuçi.

Suspendimi vjen pasi i njëjti më 3 maj 2024 pas shpalljes së dënimit me 25 vjet burgim për Sekiraqën për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, mori aktvendim që t’ia ndërpres masën e arrestit shtëpiak dhe të mbrohet në liri.

Ndërsa, Gjykata e Apelit, më 17 maj 2024 pas ankesës së Prokurorisë Speciale mbi vendimin e Themelores, e cila më 3 maj 2024 ia kishte ndërprerë që masën e arrestit shtëpiak duke e lënë të mbrohej në liri, ka vendosur që Sekiraqa do të kthehet në paraburgim derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.


Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Lexo po ashtu Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Por, një ditë pas këtij vendimi, Policia ka njoftuar se nuk e ka gjetur Sekiraqën në shtëpi, për ta shoqëruar në paraburgim dhe deri tani i njëjti nuk është arrestuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në njoftim thuhet se mbledhja e Këshillit u mbajt me dy pika të rendit të ditës: Themelimi i panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24 dhe Themelimi i panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/03/2024/GJTHGJL-AD.GJTH.GJL.nr.5/24.

“Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të dy rasteve disiplinore ka themeluar panelet hetimore. Sa i përket rastit AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24, Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Kolapsi me internet, preket edhe Kosova

Kolapsi me internet, preket edhe Kosova

Lajme
Djegia e veturave në lagjen “Marigona Rezidence”, policia jep detaje

Djegia e veturave në lagjen “Marigona Rezidence”, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Ikjet e Faton Hajrizit, fajin ia linte shtetit për mos risocializimin e tij  – çfarë thoshte ai për Telegrafin kur vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë?

Ikjet e Faton Hajrizit, fajin ia linte shtetit për mos risocializimin e tij – çfarë thoshte ai për Telegrafin kur vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë?

Elfije Boletini
Digjen dy vetura në lagjen

Digjen dy vetura në lagjen "Marigona Rezidence"

Kronika e Zezë
Problemi global i sigurisë kibernetike prek edhe KESCO-n

Problemi global i sigurisë kibernetike prek edhe KESCO-n

Lajme
Drogë, armë, vetura dhe para - policia jep detaje nga aksioni kundër fajdes në Prishtinë ku u arrestuan katër persona

Drogë, armë, vetura dhe para - policia jep detaje nga aksioni kundër fajdes në Prishtinë ku u arrestuan katër persona

Lajme
Kalo në kategori