LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Interi nënshkruan me Lisandro Lopezin (Foto)

Zyrtare: Interi nënshkruan me Lisandro Lopezin (Foto)

Mbrojtësi argjentinas, Lisandro Lopez është lojtari më i ri i skuadrës italiane, Interit.

Inter ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin argjentinas, Lisandro Lopez.


Transferimi i tij nga Benfica vjen në formulën e huazimit me mundësi për të blerje.

Lopez kryen testet mjekësore me Interin, stërvitet për herë të parë me skuadrën
Lexo po ashtu Lopez kryen testet mjekësore me Interin, stërvitet për herë të parë me skuadrën

Shifrat e këtij huazimi thuhet se janë 500 mijë euro për huazim dhe nëntë milionë euro për blerjen përfundimtare.

Qendërmbrojtësi kaloi me sukses testet mjekësore me Nerazzurët këtë mëngjes, para se të bashkohej me ekipin për një seancë trajnimi pasdite.

“Interi ka një lojtar të ri dhe ai është Lisandro Ezequiel Lopez”.

“Mbrojtësi argjentinas ka nënshkruar me huazim deri më 30 qershor 2018 (me mundësi për të bërë kalimin e përhershëm)”, thuhet në faqen zyrtare të Interit.

Ndërsa i lumtur me transferimin është shprehur edhe Lopez, i cili ka deklaruar: “Të luash për një klub si Interi që është një nga më të mëdhenjtë në Evropë është një ëndërr që do të thotë shumë për mua”. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori