LAJMI I FUNDIT:

Emri i Maqedonisë ka kushtuar mbi një milionë dollar në SHBA

Emri i Maqedonisë ka kushtuar mbi një milionë dollar në SHBA

Që nga pavarësimi i saj e deri më tani Maqedonia ka harxhuar shuma të mëdhaja dollarësh për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Telegrafi Maqedoni ka hulumtuar dhe ka gjetur një numër dokumentesh qasja e të cilave është e mundur përmes Departamentit të Drejtësisë në SHBA.

Të dhënat e raportuara në këtë departament janë obligative për çdo kompani lobimi përmes Aktit të regjistrimit si agjent i jashtëm. Rrjedhimisht, kjo na mundëson që të shohim dhe analizojmë se për çfarë konkretisht është lobuar, sa para janë shpenzuar, kush është kontaktuar, si edhe mënyra se si është lobuar.

Sipas dokumenteve të shqyrtuara, intensiteti më i lartë i lobimit ka qenë ndërmjet viteve 2003 dhe 2009, ndërkaq arsyeja e lobimit ka qenë anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, çështje e cila vazhdon të mos realizohet për shkak të Greqisë, pasi që emri i vendit është një çështje ende e pazgjidhur.


Gjithashtu, është lobuar edhe për Integrimin në BE, për mbështetje të njohjes së Maqedonisë me emrin kushtetues. Çështja që Telegrafi Maqedoni e ngrit është arsyeja e lobimit në SHBA për çështjen e emrit dhe për integrimin në BE, kur dihet se shteti amerikan nuk ka ndonjë kontest të pazgjidhur me Maqedoninë. Në SHBA është lobuar edhe për liberalizim vizash.

Për të lobuar për anëtarësimin në NATO, Qeveria e Maqedonisë bashkëpunoi me kompanitë Quinn Gillespie & Associates LLC, Glover Park Group LLC dhe Orion Strategies LLC. Që të tri kompanitë ofrojnë shërbime strategjike këshilluese dhe lobime në qeverinë amerikane.

Konkretisht, kompanitë në fjalë kanë ofruar shërbime këshilluese strategjike, kanë aranzhuar vizita në SHBA të krerëve shtetëror të Maqedonisë, vizita këto që ndërlidhen me anëtarësimin në NATO, me çështjen e emrit, si edhe me integrimin në BE. Për t’i kryer aktivitete e tyre, këto kompani kanë dërguar një numër telegramesh, kanë përpiluar pamflete, kanë shkruar deklarata shtypi, si edhe publikime tjera mediale.

Gjatë kësaj veprimtarie lobuese, janë kontaktuar një numër zyrash të senatorëve dhe kongresmenëve amerikan, sekretarët e tyre, këshilltarët e tyre. Përveç kontakteve me postë elektronike, janë bërë edhe telefonata të shumta, si edhe takime të drejtpërdrejta të personave të kompanive me zyrat e senatorëve dhe kongresmenëve. Të gjitha këto janë bërë në emër të Qeverisë së Maqedonisë.

Siç u përmend edhe më lartë, për çështje të publikimeve mediale janë kontaktuar edhe gazeta prestigjoze amerikane, njofton Telegrafi Maqedoni. Me këtë rast, shkrimet të cilat kanë dalë në mediat amerikane ku është lavdëruar Maqedonia, në fakt kanë qenë shkrime të porositura, kuptohet të paguara, por jo sepse redaksia ka vendosur që të shkruaj diçka mirë për këtë vend.

Duke analizuar këto veprimtari dhe duke patur parasysh se Maqedonia vazhdon të mbetet e bllokuar në drejtim të integrimeve euro-atlantike, ndoshta mund të përfundojmë se e gjithë kjo strategji lobuese ka dështuar për shkak të Veto-s greke. Rrjedhimisht shtrohet pyetja se përse nuk u lobua në drejtim të çbllokimit të këtyre integrimeve duke negociuar intensivisht me Greqinë, si edhe me BE-në në përgjithsi, për integrimin në BE.

Për të gjetur përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe për të sqaruar dilemat që dalin nga ky proces lobues, Telegrafi Maqedoni kontaktoi Ambasadën e Maqedonisë në SHBA, të cilët na udhëzuan që të kontaktojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Ne i jemi drejtuar kësaj ministrie, duke përgatitur disa pyetje, të cilat do të duhej të përgjigjeshin nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pasi që emri i tij përmendet në dokumentet e shqyrtuara.

Megjithatë, edhe pas disa shkëmbimeve të porosive elektronike, nga ministria nuk na është kthyer asnjë përgjigje. Ajo çfarë kërkuam nga ministria është që të dihet nëse lobimi në SHBA ishte frytdhënës, nëse është dhënë llogari për mosrealizimin e integrimeve në NATO dhe BE pas gjithë këtij lobimi të gjatë, nëse kjo strategji ishte e gabuar pasi që Maqedonia vazhdon të jetë jasht NATO-s dhe BE-së dhe me çështje të pazgjidhur fqinjësore.

Gjithsesi se Qeveria e Maqedonisë do të duhej të ishte më transparente dhe të tregojë konkretisht se çfarë është bërë deri tani në drejtim të qëllimit të lobimit, përse nuk është negociuar me më shumë këmbëngulje me Greqinë për të zgjidhur çështjen e emrit. Përse do të duhej që të lobohet në SHBA, kur bllokimi vjen nga fqiu jugor, Greqia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Lajme
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Kalo në kategori