LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në metronë e Stokholmit, plagosen dy persona

Shpërthim në metronë e Stokholmit, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur pas një shpërthimi jashtë një stacioni metroje në Stokholm. Ngjarja ndodhi sot paradite në stacionin Var Gard, në Linjën e Kuqe në jugperëndim të Stokholmit.

Policia ka mbyllur stacioni dhe po vijon hetimet. Ndërkohë ata njoftuan se një burrë 60-vjeçar ishte lënduar.


Ai dhe një grua 45-vjeçare janë dërguar në spital, njoftoi agjencia e lajmeve TT në Suedi. 60-vjeçari thuhet se është në gjendje të rëndë.

Sipas gazetës ‘Aftonbladet’, objekti i marrë përtokë ishte një granatë dore, por kjo nuk është konfirmuar.

“Kam dëgjuar një zhurmë të madhe”, i tha një banor vendas gazetës.

Charlote Bergstrom, një banore e zonës, tha se apartamenti i saj ishte lëkundur nga shpërthimi. “Ishte zhurmë e fortë” tha ajo.

Një shitës i zonës, Abdullah Ozmen, tha se ai dëgjoi shpërthimin dhe pastaj pa çiftin e plagosur në tokë.

Lars-Ake Stevelind, një zyrtar i shpëtimit, i tha transmetuesit suedez SVT se “dikush ka përdorur një lloj materiali shpërthyes” për objektin dhe policia po heton atë.

Policia ka njoftuar se stacioni dhe zona përreth janë të rrethuara, ndërsa një zëdhënës i policisë u shpreh se nuk kishte arsye për të besuar se ngjarja ishte e lidhur me terrorizmin.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori