LAJMI I FUNDIT:

James Rodriguez: Unë shënoja gola, por nuk isha në planet e Zidanet

James Rodriguez: Unë shënoja gola, por nuk isha në planet e Zidanet

James Rodriguez ka folur pas një kohe të gjatë rreth largimit prej Real Madridit.

Kolumbiani ka pohuar se nuk ishte lojtari i preferuar i trajnerit francez, Zinedine Zidane.

“Çdo trajner ka preferencat e tija. Nuk kam qenë në planet e trajnerit edhe pse luaja e shënoja gola. Të gjithë kanë preferencat e tyre dhe ne duhet ta respektojmë Zidanen”, tha francezi.


James deri më tani është paraqitur 12 herë për gjermanët dhe ka shënuar dy gola

Kolumbiani e bëri të qartë se aktualisht është shumë i kënaqur me situatën në Bayern.

“Heynckes është një trajner i madh, ne flasim shumë dhe ai më ndihmon. Pak nga pak kam gjetur ritmin tim”, tha ai.

James pranoi se do të dëshironte të qëndronte te bavarezët dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.

“Do të qëndrojë në Bayern Munich. Jam i lumtur dhe shumë komod, nuk mendoj për ndonjë gjë tjetër, Bundesliga është një ligë e madhe”, tha James.

Theksojmë se është i huazuar te kampioni i ligës elitare gjermane për dy vjet dhe ka mundësi edhe të blihet nga Bayerni. /Telegrafi/