LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni jetojnë mbi dy milionë banorë

Në Maqedoni jetojnë mbi dy milionë banorë

Në Maqedoni sipas të dhënave statistikore në fund të vitit 2016 numri i banorëve është 2.073702. Numri më i madh i banorëve (16.6 për qind) janë fëmijë deri 14 vjeç, ndërsa 13.1 për qind janë të rritur mbi moshën 65 vjeçare.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika tregojnë se 2144 banorë janë shpërngulur nga Maqedonia, ndërsa 8887 e kanë ndërruar vendin dhe adresën e banimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjatë vitit 2016 gjithsej kanë lindur 23199 foshnje, prej të cilëve 23002 jetojnë, ndërsa 197 kanë ndërruar jetë.

Në vitin 2016 janë bërë 13199 kurorëzime, ndërsa numri i shkurorëzimeve ka qenë 1985. Mosha mesatare e kurorëzimeve tek vajzat është 26.5, ndërsa 29.3 vjeç tek meshkujt.

Numri i personave të vdekur në vitin 2016 ka qenë 20.421, ku mosha mesatare tek meshkujt ka qenë 70.3 vjeç, ndërsa tek gratë 74.7 vjeç.

Arsye më e shpeshtë për vdekje në vitin 2016 kanë qenë sëmundjet, ndërsa si rezultat i uljes së shkallës së natalitetit dhe rritjes së shkallës së mortalitetit, shkalla e shtimit natyror në vitin 2016 ka qenë 1.2 për qind (në një mijë banorë)./Telegrafi/