LAJMI I FUNDIT:

Fytyra po i ‘shkrihet’, ka humbur shikimin, por nga frika refuzon operimin (Video)

Fytyra po i ‘shkrihet’, ka humbur shikimin, por nga frika refuzon operimin (Video)

Gjyshja tajlandeze e cila jeton me një gjendje të rëndë shkaku i fytyrës që po ‘shkrihet’, refuzon të operohet nga frika se mund të vdesë në tavolinë.

Zgjatimet janë shpërndarë në gjithë fytyrën e Wiang Boonmee, duke e verbuar në të dy sytë, transmeton Telegrafi.


Gruaja 63-vjeçare ka pësuar deformime edhe në hundë dhe gojë, prej kur kjo sëmundje i është paraqitur gjatë fëmijërisë.

Megjithëse i është kërkuar nga mjekët specialistë që të operohet pa asnjë kompensim, ajo ka refuzuar ngaqë frikësohet se i keqësohet gjendja dhe mund të vdes.

“Neurofibromatosis” quhet kjo gjendje, që zakonisht shfaqet në fëmijëri dhe manifestohet me rritjen e tumoreve benine në indet nervore.

Ashpërsia e sëmundjes nuk është e njëjtë tek të gjithë të sëmurët, ndërsa është shumë më lehtë të shërohet në fazat e hershme.

Boonmee që është nëna e një fëmije, është zhvendosur së fundmi në Bangkok, ku shet lule në rrugë për të përfituar të holla për familjen e saj. /Telegrafi/