Sot në Ministrinë e Infrastrukturës u mbajt takimi i parë përgatitor për formimin e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor (KSTRR).
Në takim morën pjesë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministri i Drejtësisë, Alberald Tahiri, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, zëvendësministri Diasporës, Arian Daci, ministri i MPB-së, Flamur Sefaj, Shpend Maxhuni, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi dhe Uran Ismajli, ministër i Shëndetësisë.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen jo të mirë të sigurisë në trafikun rrugor, me ç’rast pjesëmarrësit në takim dhanë sugjerimet e tyre lidhur me veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për përmirësimin e gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor në vend.
Në këtë takim u tha se duhet bërë funksionalizimi i këshillit, koordinimi i masave në drejtim të sigurisë së trafikut rrugor, kërkimi i buxhetit nga Qeveria e Kosovës për blerjen e pajisjeve të nevojshme, si dhe të mbahen takimet e këtij Këshilli çdo tre muaj për të vlerësuar efektet e masave të ndërmarra.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, udhëheqës i Këshillit për Siguri në Komunikacion Rrugor tha se ky Këshill edhe pse është themeluar qysh në vitin 2008, deri në vitin 2016 ka ekzistuar vetëm në letër, sepse nuk është mbledhur asnjëherë me gjithë aksidentet e shumta me fatalitet dhe me dëme materiale.
“Ne i kemi identifikuar të gjitha problemet, apo dukuritë negative edhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe jemi zotuar që viti 2018 të jetë vit i kthesës, vit i sigurisë për qytetarët në trafikun rrugor, si dhe jemi zotuar që të koordinohemi me të gjithë akterët që mund të ndikojnë në sigurinë e qytetarëve. Prandaj, e falënderoj edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë që ishte në takim dhe që na ofroi statistika, si dhe na e dha një koncept dokument për të vepruar dhe për t’i mënjanuar të gjitha ato dukuri negative”, tha ministri Lekaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se Policia e Kosovës luan një rol të pazëvendësueshëm në menaxhimin e trafikut rrugor.
“Ne jemi dëshmitarë dhe sot u konstatua se gjendja e trafikut rrugor në vendin tonë nuk qëndron mirë për shkak të numrit të madh të aksidenteve, para së gjithash të atyre me fatalitet. Këtë vit kemi një ngritje të trendit të aksidenteve me fatalitet, diku për 22. 45 për qind, e që është vërtetë shqetësuese, jo vetëm për ne si institucion, për Këshillin, por edhe për të gjitha institucionet tjera, që kanë përgjegjësi në menaxhimin e trafikut rrugor. Natyrisht ne sot shtjelluam situatën e përgjithshme, ku të gjitha dikasteret u zotuan se do të bëjmë maksimumin e mundshëm që në perspektivën e ardhshme, siç është përcaktuar edhe me një deklaratë tashmë të nënshkruar nga institucionet përkatëse, që viti 2018 të shpallet vit i sigurisë në trafikun rrugor. Të gjitha institucionet i kanë të qarta detyrat dhe obligimet që dalin para nesh, në mënyrë që fokusi ynë të jetë ulja e aksidenteve”, ka thënë Shpend Maxhuni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale