LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Barcelona “shumë e keqe” për brazilianët

Ronaldo: Barcelona “shumë e keqe” për brazilianët

Legjenda brazilian, Ronaldo i njohur si Fenomeni ka dhënë një vlerësim të ashpër të trajtimit “shumë të keq” të Barcelonës për lojtarët brazilianë përpara afatit të transferimeve të janarit.

Sulmuesi brazilian kaloi një vit të vetëm në Camp Nou para se të transferohet te Interi në Serie A në vitin 1997 dhe nuk ka kujtime të bukura të kohës së tij te Barcelona.


Neymari u larguar për shifrën rekord prej 222 milionë eurosh në verë për rivalët e Ligës së Kampioneve, Paris Saint-Germain, duke  habitur futbollin botëror dhe Ronaldo pretendon se trajtimi i tij i ka kujtuar përvojat e tij negative te Barça.

Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave: Përfshihen Maradona, Pele dhe Messi, por mungon CR7 (Foto)
Lexo po ashtu Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave: Përfshihen Maradona, Pele dhe Messi, por mungon CR7 (Foto)

Sipas fenomenit Ronaldo, Barcelona historikisht është sjell keq me brazilianët, duke përfshirë atë, Romarion dhe Ronaldinhon.

Megjithatë, Ronaldo shkëlqeu te Barcelona!

“Ndihem shumë më i lumtur dhe më i lidhur me Real Madridin, pavarësisht se kam pasur një vit të shkëlqyer në Barcelonë”, ka thënë fillishtt Ronaldo për Esporte Interativo.

“Në fund, historia ime me Barcelonën ishte shumë e keqe, e ngjashme me atë që kishte Neymari”.

Ronaldo: Largimi i Neymarit nga Barça ishte i ngjashëm me largimin tim
Lexo po ashtu Ronaldo: Largimi i Neymarit nga Barça ishte i ngjashëm me largimin tim

“Barcelona ka pasur gjithmonë probleme me lojtarët brazilianë: Neymar, Romario, Ronaldinho dhe unë”.

“Ne të gjithë u trajtuam keq nga klubi në fund, pavarësisht nga të gjitha kontributet dhe përkushtimet tona”, përfundoi fenomeni brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse fitorja e Atalantës ndaj Torinos do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Pse fitorja e Atalantës ndaj Torinos do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Luis Enrique tregon hapur se kush do të jetë zëvendësuesi i Mbappes te PSG

Luis Enrique tregon hapur se kush do të jetë zëvendësuesi i Mbappes te PSG

Ligue 1
Konfirmohet ftesa e parë e Sylvinhos për Euro 2024, klubi i njohur jep njoftimin për sulmuesin

Konfirmohet ftesa e parë e Sylvinhos për Euro 2024, klubi i njohur jep njoftimin për sulmuesin

Kombëtarja e Shqipërisë
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Edhe Tyson Fury suspendohet nga boksi pas duelit me Oleksandr Usyk

Edhe Tyson Fury suspendohet nga boksi pas duelit me Oleksandr Usyk

Boks
Dy ofertat që Arda Guler i ka refuzuar tashmë

Dy ofertat që Arda Guler i ka refuzuar tashmë

La Liga
Kalo në kategori