LAJMI I FUNDIT:

Emergjenca e pazakontë e zjarrfikësve të Mynihut

Emergjenca e pazakontë e zjarrfikësve të Mynihut

Shërbimet e emergjencave, kudo, zakonisht përballen me telefonata të pazakonta dhe me raste jo urgjente, por brigada e zjarrfikësve të Mynihut, mund ta kujtojë për një kohë të gjatë misionin me të cilin u angazhua në ditën e Krishtlindjeve.

Zjarrfikësit u thirrën për të ndihmuar një vajzë 2-vjeçare, të cilës i kishte ngecur koka në një ulëse tualeti, të cilën, prindërit nuk kishin mundur t’ia nxirrnin nga koka.


Nuk dihet se si vogëlushja kishte mundur të fuste kokën në ndenjësen plastike të tualetit për fëmijë, por fakt është që kishte mbetur e bllokuar. Prindërit e saj, më kot ishin munduar ta çlironin, por nuk kishin mundur, ndaj edhe iu drejtuan repartit të zjarrfikësve, jo larg nga qendra e qytetit, për t’i ndihmuar.

Atje, zjarrfikësit përdorën një sharrë dore për të ndarë vajzën e vogël nga varësja e saj e pazakontë, transmeton tch. Pasi operacioni përfundoi me sukses, nëna dhe e bija u lanë të lira të ktheheshin në shtëpi, ku të paktën, kishin një histori të pazakontë Krishtlindjesh për të treguar.

Në trend Fun

Më shumë
Kjo grua e meriton çmimin Oscar, por aktrimi i shkoi huq - shikoni skenën e çuditshme në një supermarket Britani

Kjo grua e meriton çmimin Oscar, por aktrimi i shkoi huq - shikoni skenën e çuditshme në një supermarket Britani

Fun
Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Fun
Banorët e një fshati në Angli në hall nga pulat – ankohen edhe në “nivele të larta të pushtetit”

Banorët e një fshati në Angli në hall nga pulat – ankohen edhe në “nivele të larta të pushtetit”

Interesante
Mbi 16 milionë shikime - babai me fëmijët u përpoq të sabotonte një grua maratoniste

Mbi 16 milionë shikime - babai me fëmijët u përpoq të sabotonte një grua maratoniste

Fun
Testoni aftësitë tuaja matematikore: Cili numër fshihet pas shkronjës N?

Testoni aftësitë tuaja matematikore: Cili numër fshihet pas shkronjës N?

Interesante
Gratë irlandeze paguajnë për të bërë seks me këtë burrë! (Foto)

Gratë irlandeze paguajnë për të bërë seks me këtë burrë! (Foto)

Kalo në kategori