LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Shpejtë do të shihet kursi i ri i OBRM-PDUKM-së

Analistët: Shpejtë do të shihet kursi i ri i OBRM-PDUKM-së

Akoma është herët që të vlerësohet nëse bëhet fjalë për ndryshim të sinqertë të konceptit të VMRO-DPMNE-së. Kështu vlerësojnë njohësit e rrethanave politike, të cilët thonë se nëse do të ketë sukses ose jo udhëheqësia e re e VMRO-së, duhet të shihet prej në fillim narrativi politik i Hristijan Mickovskit.

Isen Saliu për TV Shenja thotë se këto reforma janë të mirëseardhura dhe nëse bëhet fjalë për reforma të njëmendshme, do të krijohen kushte që pas një kohe, pjesa e shëndoshë e skenës politike shqiptare të mund të bashkëpunojnë me një OBRM të reformuar.

“Reformat në OBRM-PDUKM, mendoj se janë të mirëseardhura, të shumëpritura. Nëse bëhet fjalë për reforma të njëmendshme dhe reforma esenciale, mendoj se ato e relaksojnë skenën politike në Maqedoni. Krijojnë kushte që pas një kohe të gjatë, pjesa e shëndoshë e skenës politike shqiptare të mund të bashkëpunojë pse jo, edhe me një OBRM-PDUKM të reformuar”, tha Saliu.


Sipas analistit politik Petar Arsovski, udhëheqësia e re e OBRM-PDUKM-së, do të duhet të përmirësojë partinë, ta vërtetojë legjitimitetin e vet brenda partisë dhe të tregojë se nuk është dorë e zgjatur e Gruevskit. Ai theksoi se në gjysmën e parë të 2018-tës do të kuptohet se cilën rrugë ka vendosur të merr OBRM-PDUKM-ja.

“Sa u takon ndryshimeve në OBRM-PDUKM, dolën me vetëm një kandidat, pa ndryshime thelbësore demokratike, pa proces konkurrues. Dhe tash udhëheqësia e re, ka dy detyra. Edhe ta përmirësojë partinë edhe ta vërtetojë legjitimitetin e vet brenda, dhe të tregojë se nuk është dorë e zgjatur e Gruevskit. Nëse do të ketë sukses ose jo, duhet ta shohim prej në fillim narrativin politik të Hristijan Mickovskit, mendoj se është herët të vlerësohet. Por në gjysmën e parë të 2018-tës, do të shohim se cilën rrugë ka vendosur VMRO-DPMNE-ja ta marrë”, tha Arsovski.

OBRM-PDUKM-ja opozitare, ka mbajtur kongresin e saj në të cilin është vendosur që lider i kësaj partie, në vend të Nikolla Gruevskit, të jetë Hristijan Mickovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama zbulon drejtuesit e rinj politikë të PS-së, befasi në Tiranë

Rama zbulon drejtuesit e rinj politikë të PS-së, befasi në Tiranë

Lajme
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë

Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë

Lajme
Padia e MAPL-së ndaj Komunës së Graçanicës, gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores për lejet e ndërtimit deri në vendimin final

Padia e MAPL-së ndaj Komunës së Graçanicës, gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores për lejet e ndërtimit deri në vendimin final

Jehona Hulaj
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Lajme
Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave

Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave

Lajme
U filmua me dron teksa kujdesej për kanabisin, kapet i kërkuari në Malësi të Madhe

U filmua me dron teksa kujdesej për kanabisin, kapet i kërkuari në Malësi të Madhe

Lajme
Kalo në kategori