LAJMI I FUNDIT:

Messi është makthi i Bernabeut përpara Krishtlindjeve, ka shënuar 14 gola në fushën e Realit dhe udhëton për ta ngritur numrin e golave

Messi është makthi i Bernabeut përpara Krishtlindjeve, ka shënuar 14 gola në fushën e Realit dhe udhëton për ta ngritur numrin e golave

Rreziku kryesor kur Barcelona do të vizitojë Santiago Bernabeu do të vijë padyshim nga Lionel Messi, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë në të kaluarën.

Numri 10 i Barcelonës gëzon aq shumë gola në shtëpinë e Real Madridit saqë 14 prej 24 golave ​​të tij kundër Los Blancos vijnë nga Bernabeu, duke shënuar më shumë sesa Camp Nou.


Të gjitha filluan më 2 maj 2009, kur ai shënoi dy herë në sezonin e parë nën drejtimin e Pep Guardiola në një fitore 6-2 që do të jetojë gjatë në kujtesë.

CR7 dhe Messi në El Clasico - kush ka statistikat më të mira: gola, asistime dhe fitore?
Lexo po ashtu CR7 dhe Messi në El Clasico - kush ka statistikat më të mira: gola, asistime dhe fitore?

Herën tjetër që ai shënoi në Bernabeu ishte në sezonin e ardhshëm, pasi mori topin nga Xavi, para se të kalonte Raul Albiolin dhe duke shënuar nën këmbët e Iker Casillasit në ndeshjen e fituar 2-0.

Në sezonin 2010/11, të dy klubet u takuan brenda vetëm disa ditësh dhe ai shënoi në ligë nga pika e penalltisë dhe në Ligën e Kampionëve i la shumë mbrojtës të Real Madridit “të vdekur” me golin e tij më të mirë deri më sot në fushën e Madridit.

Messi ka festuar shumë në Santiago Bernabeu (Getty Images)

Ai gjithashtu shënoi në sezonin 2011/12, duke kaluar Pepen dhe Casillasin përsëri, por ai u desh të priste deri në ndeshjen e Superkupës së Spanjës më vonë për të shënuar sërish nga një goditje e lirë, megjithëse nuk ishte e mjaftueshme për të fituar titullin.

Këta janë 10 shënuesit më të mirë në histori të ‘El Clasicos’
Lexo po ashtu Këta janë 10 shënuesit më të mirë në histori të ‘El Clasicos’

Goli i ardhshëm i ligës së Messit në Bernabeu erdhi në sezonin 2012/13, këtë herë duke mposhtur portierin Diego Lopez.

Në sezonin pasues, argjentinasi regjistroi het-trikun e dytë kundër rivalit të përjetshëm dhe të parit të tij në Santiago Bernabeu, me dy penallti që e ndihmuan në rrugën drejt një fitore me rezultat 4-3.

Megjithatë, pas kësaj fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë u përball me një pritje trevjeçare për të festuar përsëri një gol të tij në Bernabeu.

Festa e Messit pas het-trikut të shënuar në Santiago Bernabeu 

Por, ai gol ishte i vlefshëm, duke ardhur në fund të El Clasicos pasi ai shkëlqyeshëm shënoi golin e tij të dytë të kësaj ndeshje në momentet jetike e cila ua dhuroi një fitore të vështirë, ku gjatë festimit ua tregoi emrin e tij gjithë turmës.

Barazim mes Messit dhe Ronaldos, El Clasico mund ta vendos top-shënuesin e vitit
Lexo po ashtu Barazim mes Messit dhe Ronaldos, El Clasico mund ta vendos top-shënuesin e vitit

Të shtunën, Messi kthehet me qëllim të shtimit të numrit prej 14 golave të tij në Bernabeu dhe, nëse ai e arrin atë, do të zgjasë edhe shifrat e tij për renditjen e tij për Pichichi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori