LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur rebelët jemenas lansojnë raketën balistike, që u shkatërrua nga sauditët disa sekonda para se t’i afrohej pallatit të mbretit Salman (Video)

Momenti kur rebelët jemenas lansojnë raketën balistike, që u shkatërrua nga sauditët disa sekonda para se t’i afrohej pallatit të mbretit Salman (Video)

Ky është momenti kur rebelët Houthi të Jemenit filmojnë veten duke lansuar një raketë balistike, e cila u shkatërruar nga Arabia Saudite vetëm disa sekonda para se të godiste pallatin e Mbretit Salman.

Dëshmitarët okularë kanë parë një re tymi në qiellin e kryeqytetit Riad, kur edhe u dëgjua shpërthimi i saj, transmeton Telegrafi.


Televizioni Al Masirah, shfaq momentin kur raketa balistike e tipit Burkan H2 lansohet dhe kishte për cak rezidencën mbretërore. Megjithatë, ajo u shkatërrua nga forcat ajrore saudite, ku nuk raportohet për dëme.

Situata është tensionuar së fundmi mes Arabisë Saudite dhe Iranit, kur ambasadorja amerikane në OKB, deklaroi se shumica e këtyre armëve është duke ua siguruar Teherani. /Telegrafi/