LAJMI I FUNDIT:

Aludohet në mosmarrëveshje midis dy aksionarëve kryesor të Interit, Thohir thotë se gjithçka është në rregull me Suningun  

Aludohet në mosmarrëveshje midis dy aksionarëve kryesor të Interit, Thohir thotë se gjithçka është në rregull me Suningun  
MILAN, ITALY - AUGUST 28: Michael Bolingbroke, Chairman of Suning holdings group Zhang Jindong and President of FC Internazionale Erick Thohir look on before the Seria A match between FC Internazionale and US Citta di Palermo at Stadio Giuseppe Meazza on August 28, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Erick Thohir këmbëngul se çdo gjë është në rregull me Suning Group, pavarësisht se flitet për mosmarrëveshje midis dy aksionarëve kryesor të Interit.

Raportet e mediave të hënën në mëngjes sugjeruan se Suning po përpiqej të përjashtonte Thohirin nga skuadra duke ia blerë 30 për qind të aksioneve të Interit, por indoneziani thuhet se kërkon 200 milion euro për 30 për qind të aksioneve të tij.


Sipas Corriere della Sera, palët “nuk janë në harmoni të plotë” pasi Thohir hodhi poshtë ofertën e Suning për 42.5 milionë euro për aksionet e tij Interi, duke kërkuar shumë më tepër.

Zanetti: Suning serioz, dëshriojmë të kthejmë Interin në krye
Lexo po ashtu Zanetti: Suning serioz, dëshriojmë të kthejmë Interin në krye

Megjithatë, sipas indonezianit nuk ka asnjë problem mes tij dhe pronarëve kinezë dhe gjithçka është në rregull.

“Marrëdhënia ime me Suning është e qetë, ne jemi takuar disa herë, si në Kinë dhe në Milano”, ka thënë fillimisht Thohir për Goal.com Indonesia.

Thohir së bashku me Javier Zanettin dhe pronarët kinezë të Interit (Getty Images)

“Gjithçka është në rregull, lajmi që qarkullon në ditët e fundit nuk është i vërtetë. Suning tani kanë Stevenin, trashëgimtar i familjes Zhang, në Milano”.

“Spalletti? Ai po bën shumë mirë. Tani duhet të konsolidohemi për të arritur objektivat tona”.

Djali i pronarit të Interit: Meazza i stërmbushur të bën të ndihesh sikurse në mes të një tërmeti
Lexo po ashtu Djali i pronarit të Interit: Meazza i stërmbushur të bën të ndihesh sikurse në mes të një tërmeti

“Ne jemi në mes të sezonit dhe Interi janë në pozitat më të larta”.

“Duke pasur parasysh se do të ketë katër skuadra italiane në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, jam shumë optimist në arritjen e këtij objektivi”, përfundoi indoneziani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori