LAJMI I FUNDIT:

Chelsea e do Lemarin, Monaco e kërkon Batshuayin si pjesë të marrëveshjes  

Chelsea e do Lemarin, Monaco e kërkon Batshuayin si pjesë të marrëveshjes  

Gjiganti anglez, Chelsea po konsideron një ofertë shkëmbimi për anësorin sulmues të AS Monacos, Thomas Lemar, të cilët po kërkojnë Michy Batshuayin si pjesë të marrëveshjes.

Kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea, janë të interesuar të përforcohen gjatë afatit të janarit apo edhe gjatë verës.


Sipas The Telegraph, Lemar është një emër interesant që mund të transferohet dhe Blutë janë vënë pas tij.

Chelsea në epërsi ndaj Manchester Unitedit për Alex Sandron
Lexo po ashtu Chelsea në epërsi ndaj Manchester Unitedit për Alex Sandron

Menaxheri i skuadrës nga Stamford Bridge, Antonio Conte mund të vendosë ta transferojë francezit, për t’ia bërë një vend Eden Hazardit si nëntësh të rremë.

Batshuayi nuk është i kënaqur me minutat e pakta (Getty Images)

Ylli i talentuar i Monacos mund të luajë në anën e majtë apo të djathtë të mesfushës dhe sulmit, kështu që do të lejonte Hazardin të luante një rol më qendror.

Mediumi britanik sugjeron që kampionët aktual nga Ligue 1 mund të kërkojnë si pjesë të shkëmbimit sulmuesin belg, Michy Batshuayi.

Chelsea vendos ta huazojë Batshuayin, pesë skuadra në garë për belgun
Lexo po ashtu Chelsea vendos ta huazojë Batshuayin, pesë skuadra në garë për belgun

Ky interesim në sulmuesin e Bluve nuk është i ri, pasi Monaco e ka vëzhguar belgun edhe në afatin e verës.

Megjithatë, Chelsea zgjodhi të mbajë shërbimet e tij pasi humbi në garën për të nënshkruar me Fernando Llorenten. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori