Ministri Gashi takon presidentin al-Sabah, e informon se Kosova e trajton sportin me prioritet.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti në takim presidentin e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Sheikh Ahmad al-Fahad al-Sabah, i cili po qëndron në një vizitë në vendin tonë, me rastin e tre vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Ministri Gashi, i uroi mirëseardhjen në Kosovë presidentit al-Sabah dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhënë sportit të Kosovës dhe e falënderoi atë për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe në Asociacionin e Komiteteve Olimpike Kombëtare.
Ministri e informoi presidentin al-Sabah për punën dhe organizimin e MKRS-së, për gjendjen e sportit në vend dhe u shpreh se “me qëllim të krijimit të hapësirave të nevojshme për sportistë dhe federata, MKRS-ja po punon në krijimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe gjatë këtij mandati Qeveria ndër prioritetet kryesore do ta ketë sportin.
Ai gjithashtu e njoftoi presidentin e ANOC-ut, al Sabah për angazhimin e ministrisë për ndryshimin e mënyrës së financimit të sportit në Kosovë, ku përfshihen edhe mënyra e sponsorizimit të sportit në vendin tonë si dhe kategorizimi i sporteve dhe sportistëve.
“Që nga marrja e mandatit, si ministër, theks të veçantë në kuadër të punës në ministri, kemi këtë kornizë ligjore që duam ta finalizojmë si proces dhe paralelisht po punojmë në këtë drejtim. Gjithashtu, dua të informoj presidentin se ministria ka rritur buxhetin për 33% për vitin 2018 dhe pjesa më e madhe e tij do të orientohet në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe në përkrahjen e sportistëve”, tha ministri Gashi, duke përmendur edhe pjesëmarrjen e suksesshme të sportistëve tanë në lojërat ndërkombëtare.
Ministri e siguroi presidentin al-Sabah se ministria do të vazhdojë ta përkrahë Komitetin Olimpik të Kosovës edhe në të ardhmen për duke ruajtur pavarësinë e funksionimit.
Ministri po ashtu e njoftoi presidentin për fillimin e procedurave për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të futbollit.
Ndërkaq, Presidenti i Asociacionit Ndërkombëtar të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Sheikh Ahmad al-Fahad al-Sabah, u shpreh se ndjehet i nderuar që po viziton Kosovën dhe pritjen që i është bërë në vendin tonë. Ai e falënderoi ministrin Gashi për pritje dhe duke shprehur kënaqësinë e tij për arritjet e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, tregoi edhe një herë gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe në të ardhmen në mbështetje të sportit të Kosovës.
Presidenti al-Sabah tha se Kosova ka merituar të jetë anëtare e të gjitha organizatave sportive dhe për këtë jemi angazhuar edhe jashtë dhe brenda Kosovës dhe kjo është bërë realitet.
“Ne kemi qenë të lumtur po aq sa ju kur e kemi parë flamurin e shtetit tuaj të valojë në Lojërat Olimpike në Rio. Bashkërisht kemi punuar shumë për t’i tejkaluar vështirësitë që kemi ndeshur dhe medalja juaj e artë e fituar erdhi si një dhuratë nga Zoti”, tha al-Sabah.
Ai tha se ndjehet mirë që Qeveria e Kosovës është në pajtueshmëri të plotë me sportin për dallim të shumë shteteve tjera që janë në konflikt me organizatat e tyre sportive. Kjo në Kosovë fatmirësisht nuk qëndron si fakt. Gjithashtu, ai porositi që shteti të vazhdojë të mbështesë sportistët në Kosovë. “Nëse deri tani e keni përjetuar suksesin e ndërkombëtarizimit të sportit të vendit tuaj, tani është koha që të korrni suksese në ndërtimin e infrastrukturës, së pari në ligj dhe rregullore dhe lajmi se keni rritur buxhetin është një gjë shumë e mirë” tha presidenti i ANOC-ut.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjilani pret Ballkanin në një ndeshje ku vlejnë shumë pikët, formacionet zyrtare
Derbi rajonal luhet në kryeqytet, formacionet zyrtare: Prishtina – Llapi
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur