LAJMI I FUNDIT:

Gruevski nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet për kryetar të ri të OBRM-PDUKM-së

Gruevski nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet për kryetar të ri të OBRM-PDUKM-së

Kryetari në dorëheqje i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, nuk planifikon që të përzihet në vendimet e delegatëve, e as që u sugjeron se kë ta mbështetin dhe ta zgjedhin për pasues të tij, përcjell Telegrafi Maqeëdoni.

Sipas tij, zgjedhja e kryetarit të ri të OBRM-PDUKM-së duhet të bëhet në mënyrë demokratike.


Greuvski deklaron që secili kandidat i mundshëm, emrat e të cilëve u përmendën në media, ka përvojën e mjaftueshme, dijen, vegimin dhe kapacitetet, që nëse fiton në kongres, me siguri të madhe dhe me bindje do ta mundë LSDM-në dhe Zoran Zaevin në zgjedhjet e radhës, nëse ka baraspeshë në terenin e luftës politike./Telegrafi/