LAJMI I FUNDIT:

Courtois paralajmëron Chelsean: Spanja më tërheq, do kthehem një ditë  

Courtois paralajmëron Chelsean: Spanja më tërheq, do kthehem një ditë  
during the Premier League match between West Bromwich Albion and Chelsea at The Hawthorns on November 18, 2017 in West Bromwich, England.

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, ka pranuar se kthimi në Madrid është në agjendën e tij të karrierës në të ardhmen.

Ish-numri 1 i Atletico Madridit, Courtois është duke u lidhur që disa kohë me Real Madridin këtë sezon.

Kjo pasi drejtuesit e Los Blancos nuk janë të kënaqur me Keylor Navasin dhe duan një portier afatgjatë.


Të dy fëmijët e portierit belg janë duke u rritur në Madrid dhe ai me sa duket do të pëlqente t’i shihte më rregullisht.

Courtois ishte i lumtur në Madrid te Atletico (Getty Images)

Chelsea dëshiron t’i japë atij një zgjatje në marrëveshjen e tij të tanishme, e cila ka mbetur në 18 muajt e fundit, dhe më shumë bisedime do të zhvillohet më vonë gjatë sezonit, por belgu nuk ka mohuar një kalim në Spanjë.

“Gjithkush e di se për shkak të situatës time personale, Spanja më tërheq mua. Nëse nuk është tani, do të jetë në vitet e ardhshme”, ka thënë fillimisht Courtois për LaSexta.

Por, kur u pyet se a ishte duke pritur për një ofertë nga Real Madridi, ai shtoi: “Jo, unë jam i qetë”.

“Jam i lumtur në Chelsea, dua të pres bisedimet për kontratë, sepse tani ka shumë ndeshje dhe preferoj që të përqendrohem në këtë drejtim”, përfundoi belgu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Tragjedi mes tifozëve të Interit, njëri përfundon me fatalitet

Tragjedi mes tifozëve të Interit, njëri përfundon me fatalitet

Serie A
Sa kushton fanella e re e Barçës si mysafir krahasuar me atë të Mbappes – vetëm një cent diferencë

Sa kushton fanella e re e Barçës si mysafir krahasuar me atë të Mbappes – vetëm një cent diferencë

La Liga
Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Kalo në kategori